E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Partia FJALA : Importi i lartë nga Sërbia, shqetësues !

Export Import

Partia FJALA : Importi i lartë nga Sërbia, shqetësues !

Në bazë të të dhënave nga grupet kryesore të importit dhe nga tregëtia e jashtme, Kosova ka importuar më së shumti nga Serbia në raport me importimin nga vendet tjera të rajonit dhe nga vendet e BE-së.

Kjo është mjaft shqetësuese për neve si Parti FJALA për faktin se më këtë po dëmtohet rëndë tregu vendor dhe produktet vendore.

Ne si Parti FJALA pjesë kryesore të programit tonë kemi zhvillimin e tregut vendor duke fuqizuar produktet vendore në veçanti dhe ekonominë e Kosovës në përgjithësi, por ky trend me shkallë të lartë të importimit të produkteve nga Sërbia po e dëmton rëndë ekonominë kosovare dhe njëherit po ulë mundësinë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ne si Parti FJALA kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të zhvillojë politika makroekonomike dhe tregtare me qëllim të fuqizimit të produkteve vendore dhe bizneseve kosovare dhe zvogëlimin e importit nga Sërbia.

Partia FJALA.
Prishtinë, 30.10.2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.