E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Partia FJALA uron qytetarët e Kosovës me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA)

Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA)

Partia FJALA uron qytetarët e Kosovës me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Nënshkrimi i MSA-së, si hap i parë drejtë anëtarsimit të plotë në Bashkimin Evropian, padyshim se paraqet një lajm të gëzuar kur merren parasysh përfitimet ekonomike dhe politike që i sjellë vendit kjo marrëveshje.

Mbesim me shpresë se institucionet tona do ti përmbushin të gjitha obligimet qe dalin nga marrëveshja e MSA-së dhe vendi të ec me hapa të sigurtë drejtë BE-së.

Partia FJALA,
Prishtinë, 27.10.2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.