E hënë, Maj 20Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Partia FJALA kundërshton emërimin e Zv.Ministrave

Zv.ministrat

Partia FJALA kundërshton emërimin e Zv.Ministrave

Ne si Parti FJALA e kundërshtojmë emërimin e Zv.Ministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ta ndërpres emërimin e Zv.Ministrave për faktin se përgjatë gjashtëmbëdhjetë viteve të pasluftës është dëshmuar se asnjë Zv.Ministër nuk ka luajtur rol produktiv në qeveritë e ndryshme.

Emërimi i Zv.Ministrave është më shumë për të plotësuar apetitet individuale dhe partiake se sa që është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, dëmtimi dhe varfërimi i madh që i bëhet buxhetit të Republikës së Kosovës me emërimin e Zv. Ministrave është argument që emërimi i tyre është i papranueshëm për ne.

Qeveria duhet të i ofroj qytetarëve të Kosovës punësim meritor dhe përspektivë më të mirë, e jo ti ofroj partnerëve të koalicionit akomodim dhe përfitime individuale e partiake.

Partia FJALA
Prishtinë, 28.07.2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.