E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Reagimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendit pas vrasjes së rreshterit policor në veri të Kosovës

sssss-1
Reagimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendit pas vrasjes së rreshterit policor në veri të Kosovës

Terroristi i padënuar i ballkanit, i pangopur me gjakun e civilëve në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë, Aleksandar Vuçiq, sot përmes grupeve të tij terroriste serbe, në shetin e Kosovës ka sulmuar Policinë e Kosovës.

Nga ky sulm terrorist ka mbetur i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe i plagosur një polic.
Ky sulm terrorist mbi policinë e Kosovës, mbi shtetin e Kosovës duhet ta merr përgjigjen e merrituar nga institucionet e Kosovës.
Institucionet e Kosovës nuk duhet të dorrëzohen përballë grupeve terroriste serbe dhe politikës vrastare të Serbisë.
ZOTI e mëshiroftë rreshterin policor të vrarë Afrim Bunjakun dhe e shëroftë kolegun tij të plagosur.

Ngushëllime familjes Bunjaku, ngushëllime Policisë së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gëzim Kelmendi