E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Themelimi i partisë FJALA | Opinion i një votuesit të deputetit Gëzim Kelmendi

FJALA

Themelimi i partisë FJALA
Opinion i një votuesit të deputetit Gëzim Kelmendi

Populli Kosovës, ka pasur nevojë të jetësohen, dhe do të determinoj vlera shoqërore e kombëtare në vendin tonë, sepse ideja e lirisë, ideja e shtet-ndërtimit, ideja e sovranitetit juridik, politik dhe territorial, ideja e ngadhënjimit të drejtësisë mbi krimin, ideja mbi lirinë e popullit nga çdo robërim politik, ideologjik, dhe mendësie shoqërore, ideja e luftës kundër sfidave shoqërore dhe politike që atakojnë shtetin, ideja e aspiratave integruese, ideja e bartjes së vlerave kombëtare dhe shtetërore, – të gjitha këto arihen kur pushtetari – prijsi është i drejtë dhe i sinqert, i dijshëm dhe i mpreht në qeverisjen e vendit të tij.

Besoj që është i dukshëm potenciali intelektual dhe vlerat morale që një prijës si deputeti Gëzim Kelmendi zotron.

Ne si japim përparsi gjykimit tonë pa pasur të çarta argumentet që ndërtojnë këtë bindje. Kjo bindje në të gjykuarit e asaj që z. Kelmendi zotron, -aftësin e lidershipit- , paraqetitet pas asaj që kemi gjetur tek ai, duke iu vënë nga pas për të parë produktivitetin intelektual dhe kriteret e nje lideri.

Andaj, gjykimi ynë është për shkak të asaj që z.Kelmendi ka preznetuar gjithë këto vite në skenen politike.

Për njohësit e politikës në Kosovë, çështja e z.Gëzim Kelmendit është specifike dhe paraqet diçka të rrallë në diskursin politik, ngase është ndër politikanët e rrallë i cili i’u është bashkuar politikës për shkak të idealeve; i cili bëri poltik duke aspiruar dhe provmovuar idealin politik; i cili pastaj u tërhoq nga poltika aktuale (nga koalicioni dhe ish subjekti që i takonte) për shkak të idealeve dhe premtimeve që u kishte bërë votuesve të tij; dhe i cili në fund u kthyer përseri në skenën politike për shkak të idealizamve të shtetit dhe kombit shqiptar.

Nisur nga kjo, besojmë fuqishëm që z.Gëzim Kelmendi do të jetë një zë i fuqishëm dhe njëri i FJALËS, dhe do të determinoj vlera shoqërore e kombëtare, duke përfaqësuar dijitetshëm përkrahësit dhe votuesit e tij.

Mbi të gjitha, ai do ta përfaqësoj idealizmin e kombit tonë, do t’i shërbej kauzës së shtet-ndërtimit dhe të vlerave kombëtare.

Prishtinë, 10 Qershor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.