E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Reagim publik ndaj shkrimit “Fjala e gabuar e Gëzim Kelmendit”, nga Besarta Meha – Autor Fatlum Krasniqi

Fatlum Krasniqi

Reagim publik ndaj shkrimit “Fjala e gabuar e Gëzim Kelmendit”, nga Besarta Meha

Autor: Fatlum Krasniqi (JURIST)

Në artikullin e publikur të datës 16.06.2015, nga autorja Besarta Meha, ku shkruan për anëtarët thëmeluës të partisë FJALA e në veqanti duke e apostrofuar Dr.Gëzim Klemendi si njeri ndër themëluësit e kësaj partie, e cila si duket është ndier e fyer dhe e përulur, kur ne emisionin Interaktiv të KTV-së, Dr.Gëzim Kelmendi, duke i shpalosur disa nga pikat e planprogramit të partisë FJALA, e në veçanti duke e specifikuar familjen dhe pozitën e femrës që do te ketë ni pozitë te ngritur të respektuar dhe të priveligjuar, në mes tjerash në mandatin e ardhshëm për qeverisje, nësë do të fitonte partia FJALA, femra qoftë ne institucionet publike ose në ato private do të këtë një orarë më të shkurtër prej 5 (pesë) orë punë ditore nga ajo që parashihët tani prej 8 (tetë) orë për te dy gjinit dhe të paguhet njejtë, duke ju berë një favor në ketë rast e as se si femren kosovare duke e konsideruar për riprodhim siç po mendoni ju.

Nëse ju po thuani se historikisht meshkujt kanë marr vendime mbi gjininë femrore e që kanë qënë te karakterit tradicional ose fetar, ateherë me thuaj si kanë mundur të jenë këto vendime fetare kur dihet se feja është diçka hyjnore.

Unë pajtohem kur ju thoni se të dy prindërit duhet të kujdesën për fëmijët, mirëpo ajo që nuk pajtohem me juve dhe nuk ju kuptoj është kur ju thoni se femëra ne sytë e këtyre thëmëluësëve të kësaj partije shihet e përulur dhe e dobët, dhe me tregoni se në cilën pjesë të kësaj video ndjeheni kështu, për më tepër ju do te duhej të ndjeheshit ndryshe, sepse ajo që po kerkohet nga Dr.Gëzim Kelmendi dhe të tjerët është diçka që po kërkojnë më të mirën e mundëshme në radhë të pare për nënën, motrën dhe vajzën e tyre, dhe ne jemi të vetëdijshëm se më të mirën për fëmijët e aqë më pak kujdesin për rritjen e fëmijëve të posalindur nuk mund t’a bejë më mirë së nëna, e pse mos t’a këtë një privilegjë të tillë ateherë.

Nëse Dr.Gëzim Kelmendi dhe bashkëthëmeluësit kanë menduar për familjen, gruan dhe rolin e saj duke e respektuar me ketë privilegjë, ateherë me thuaj se kjo qka ka lidhje me konferencat e disa vendeve Arabe siç e thua ti?.

Z. Kelmendi në këtë video tregon gjithashtu për padrejtësitë dhe cenimin e të drejtave që ju është bërë femrës që nga familja duke e anashkaluar në pjesëmarrje në trashëgimi, në punësim, arsim e deri te pushimi i leonisë, që për koiçidencë ju këto nuk i paskët vërejturë fare, ose nuk ka qenë ky qëllimi i juaj.

Fatlum Krasniqi (Jurist)
Prishtinë, 17 Qershor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.