E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Unë ia japa FJALËN Dr.Gëzim Kelmendit, në rrugtimin e ri politik

Fatlum Krasniqi 2

Unë ia japa FJALËN Dr.Gëzim Kelmendit, në rrugtimin e ri politik

Shkruan Fatlum Krasniqi ( JURIST)

Nëse nisemi nga e kaluara jonë kur nuk njiheshin dhe nuk ekzistonin si, ligjie, kontrata dhe institucionet shtetërore, ajo qka e karakterizonte shoqërin tonë e që ishte, testament dhe moral i shqiptarëve ishte vet FJALA, si diqka e dhënë por që duhet mbajtur.

Kjo vlerë e cila në skenen politike që nga pas lufta e deri me tani thuajse ka humbur ose thenë ndryshe nga subjekte politike ose individ te caktuar është keqëperdorur dhe këtë virtyt të trashëguar e perdoren për perfitime materiale.

Nisur nga kjo, mendojë që skena politike aktuale ka nevojë për një frym të re politike, siç është ajo që po e sjellë me partin e re FJALA themeluesi Dr.Gëzim Kelmendi, e cila shihet si një mundësi e mirë për shoqërinë dhe alternativ, për ringjalljën e shpresës dhe mundësisë për një të ardhme më të mirë drejtë asipratave.

Ky nuk është një paragjykim thjeshtë një konstatim real mbi bazën e argumenteve të cilat, komponente të Z. Kelmendi janë të dëshmuar nga e kaluara e tij politike dhe qëndrimëve të tij, perderisa ishte edhe anetar i (Partisë së Drejtësisë), mjafton të përmendet fakti që ishte kundër koalicionit të atëhershëm dhe premtimeve për të cilat nuk u realizuan, gjithashtu faktë tjetër kur e veh në pahë interesin e qytetarëve ishe kampanja e nisur nga Dr. Gezim Kelmendit e përcjellur edhe nga disa anëtar tjerë të po kësaj partije së premtimi i dhënë duhet mbajtur, ku nuk rezultojë me asgjë perveçë heshtjës dhe nuk u ndermarrë asnjë veprim nga lideri i saj aktual gjë që e shtyri të largohet nga kjo parti z. Kelmendi.

Ajo që me bën të vendosur të besojë të Dr. Gëzim Kelmendi është pikerisht kapaciteti i tij moral dhe politik që posedon dhe asipratat për një shtet të së drejtës me zhvillim ekonomik dhe social për një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Une vazhdojë të jem një përkrahës i një qëllimi të tillë dhe i kësaj ideologjije, dhe unë tani e kam dhënë FJALËN.

Me respekt: Fatlum Krasniqi (Jurist)
Prishtinë, 20 Qershor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.