E enjte, Dhjetor 5Zgjedhjet e reja me 9 shkurt 2025 / FJALA do garoj e vetme në zgjedhje

Programi politik i Partisë FJALA

FJALA 2
PROGRAMI POLITIK I FJALЁS

Përmbajtja

1. Sundimi i drejtёsisё, rendit dhe ligjit
1.1 Lufta kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit
1.2 Sistemi gjyqёsor dhe prokurorial
1.3 Sektori i sigurisё – Policia dhe Agjencia e Kosovare e Intelegjencёs

2. Zhvillimi i qёndrueshёm ekonomik
2.1 Politika Fiskale.
2.2 Bujqёsi dhe blegtori e zhvilluar
2.3 Ambient biznesor i qёndrueshёm
2.4 Industria e prodhimit
2.5 Sistemi energjetik.
2.6 Turizmi

3. Edukimi dhe Arsimimi
3.1 Arsimi parauniversitar – Edukimi dhe Arsimimi
3.2 Arsimi universitar

4. Rimёkёmbja e shёndetёsisё kosovare.

5. Mirёqenia sociale.

6. Familja- bёrthamё e shoqёrisё kosovare.

7. Gruaja- shtyllё kryesore e shoqёrisё kosovare.

8. Rinia.

9. Trashёgimia kulturore dhe sporti

Programi

1. Sundimi i drejtёsisё, rendit, dhe ligjit

FJALA do tё angazhohet pёr njё shtet tё drejtё, ligjor, tё barabartё dhe tё sigurtё pёr tё gjithё qytetarёt nё Republikёn e Kosovёs pa dallim, pёr sundim tё drejtёsisё, tё rendit dhe ligjit nё tёrё territorin e Republikёs sё Kosovёs, pёr rujatjen e integritetit territorial, pёr sigurinё dhe pёr respektimin e lirisё dhe tё drejtave tё njeriut pёr tё gjithё qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs.

Drejtёsia ёshtё shtyllё kryesore pёr zhvillimin e shtetit tё Kosovёs, pёr zhvillimin e njё jete tё sigurtё pёr tё gjithё qytetarёt e Kosovёs, pёr harmoninё mes qytetarёve dhe pёr tё ardhmen e shёndoshё tё tё gjithё qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs.

Qёllimi kryesor i FJALЁS ёshtё qё nё tёrё Republikёn e Kosovёs, tё sundojё drejtёsia, rendi dhe ligji. FJALA do tё zhvilloj politika tё fuqishme ligjore nё luftёn kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

1.1 Lufta kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit

Lufta kundёr krimit tё organizuar dhe lufta kundёr korrupsionit janё ndёr synimet kryesore qё FJALA do tё punoj me qёllim qё drejtёsia, rendi, dhe ligji tё bёhen shtylla kryesore nё zhvillimin e njё jete mё tё sigurtё dhe mё tё mirё pёr tё gjithё qytetarёt e Kosovёs. Fakti qё nё Kosovё krimi i organizuar ёshtё ende nё shkallё tё lartё pёr tё cilin flasin edhe raportet vendore dhe ndёrkombёtare, FJALA do tё angazhohet me tё gjitha masat dhe procedurat ligjore pёr luftimin e krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

Me qёllim qё lufta kundёr krimit tё organizuar dhe kundёr korrupsionit tё bёhet mё e fuqishme dhe mё efikase, FJALA do tё mbёshtet zhvillimin dhe riorganizimin e sistemit gjyqёsor dhe prokurorial si dhe zhvillimin dhe riorganizimin e sektorit tё sigurisё, Policisё dhe Agjencisё Kosovare tё Intelegjencёs

1.2 Sistemi gjyqёsor dhe prokurorial

FJALA do tё punoj pёr njё infrastrukturё ligjore tё qёndrueshme nё fushёn e drejtёsisё, qё ka pёr qёllim zhvillimin sistemit gjyqёsor dhe prokurorial tё drejtё dhe tё pavarur.

FJALA do tё punoj pёr reformimin e plotё tё sistemit gjyqёsor dhe prokurorial, pёr sistemin e drejtёsisё nё pёrgjithёsi tё integruar, transparent, tё pavarur, kredibil dhe parimor nё pёrputhje me standardet europiane.

Rritja e kapaciteteve njerёzore nё sistemin e drejtёsisё, konkretisht nё sistemin gjyqёsor dhe atё prokurorial, ёshtё e domosdoshme pёr luftimin e krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

FJALA do tё zhvilloj politika bilaterale me vendet e BE-sё dhe NATOS me qёllim tё specializimit, profesionalizimit, avansimit dhe trajnimit profesional tё gjyqtarёve dhe prokurorёve tё Kosovёs.

Plotёsimndryshimi i pakos sё ligjeve nga fusha e drejtёsisё qё kanё tё bёjnё me sigurinё e gjyqtarёve dhe prokurorёve, mbёshtetja institucionale dhe motivimi pёr gjyqtarёt dhe prokurorёt ёshtё rrugё qё ndihmon nё luftimin e krimit tё organizuar dhe luftimin e korrupsionit.

Organizimi dhe zhvillimi i sistemit gjyqёsor dhe prokurorial transparent, ёshtё rrugё mё e fortё dhe mё e sigurt pёr luftimin e krimit tё organizuar dhe luftimin e korrupsionit.

1.3 Sektori i sigurisё – Policia dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencёs

Policia dhe Agjencia Kosovare Intelegjencёs janё struktura kryesore pёr sundimin e rendit dhe ligjit dhe pёr luftёn kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

FJALA do tё punoj pёr njё infrastrukturё ligjore nga fusha e sigurisё me qёllim tё reformimit dhe riorganizmit strukturor tё Policisё sё Kosovёs dhe Agjencisё Kosovare tё intelegjencёs.

Modernizimi, rritja e kapaciteteve, mbёshtetja institucionale dhe motivimi pёr Policinё e Kosovёs, do tё ndihmoj nё luftёn kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

Bashkёpunimi me vendet anёtare tё BE-sё dhe NATOS, do tё ndihmon nё specializimin, profesionalizimin, avancimin dhe trajnimin profesional tё Policisё sё Kosovёs.

Bashkёpunimi me strukturat tjera tё sigurisё nё Kosovё si KFOR-in dhe Policinё e EULEX-it, ёshtё i domosdoshёm pёr luftimin e krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

Rol tё rёndёsishёm nё luftёn kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit luan edhe menaxhimi i kufijve dhe kontrollet e shtuara nё pikat kufitare.

Rritja e numrit tё kamerave qё bёjnё videoincizime nё tёrё Kosovёn, ёshtё e domosdoshme dhe e menjёherёshme si faktor i rёndёsishёm nё luftёn kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

Faktor tjetёr me rёndёsi nё luftёn kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit ёshtё edhe mbrojtja e dёshmitarёve dhe ruajtja e burimit tё informatave nga qytetarёt e Kosovёs me shkallёn mё tё lartё tё konfidencialitetit.

2. Zhvillimi i qёndrueshёm ekonomik

Ndёr qёllimet kryesore tё FJALЁS ёshtё zhvillimi i qёndrueshёm ekonomik i vendit.

FJALA do tё zhvilloj politika tё fuqishme makroekonomike, strategjike dhe parimore me qёllim tё zhvillimit ekonomik tё qёndrueshёm dhe afatgjatё tё vendit, qё kanё pёr qёllim pёrmirёsimin e standardit jetёsor, uljen e varfёrisё, rritjen e mundёsive pёr punёsim dhe rritjen e pёrspektivёs nё pёrgjithёsi duke mundёsuar njё jetё dinjitoze pёr tё gjithё qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs. Projektet pёrmes tё cilave FJALA planifikon tё zhvillojё ekonominё janё :

a) Rregullimi i tregut tё punёs

b) Rregullimi i sistemit tё taksave

c) Rregullimi i sistemit financiar

d) Themelimin e Departamentit tё Kёrkimit, Zhvillimit dhe Hulumtimit

Me kёto projekte FJALA synon tё zhvillojё ekonominё e vendit, duke filluar me rregullimin e tregut tё punёs pasi dihet shumё mirё qё nё tregun e punёs ka shumё mangёsi prandaj duhet tё implementohen reforma tё ndryshme pёr rregullimin e saj.

FJALA synon tё ulё papunёsinё me njё plan mjaft atraktiv ku tё gjithё tё papunёsuarit do tё kenё mundёsi tё punёsimit tё barabartё dhe i gjithё sistemi do tё shkoj sipas reformёs qё FJALA e zbaton.

2.1 Politika Fiskale

FJALA do tё mbёshtet politika fiskale qё tё fuqizoj sektorin privat dhe kёshtu tё rris dhe tё forcoj stabilitetin makroekonomik. Nё kёtё mёnyrё do tё rritet mundёsia pёr hapjen e vendeve tё reja tё punёs dhe pёrmirёsimin e standardit jetёsor tё qytetarёve tё Kosovёs.

FJALA gjithashtu propozon qё tё bёhen reforma nё sistemin e taksave qё do tё iu ndihmojnё prodhuesve vendor dhe investitorёve ndёrkombёtar. Me rregullimin e taksava pёr prodhuesit vendor, do tё kenё shumё pёrparёsi, njёherit kjo i inkurajon investitorёt ndёrkombёtar tё investojnё nё njё vend ku ata kanё lehtёsime pёr bizneset e tyre dhe kjo ndikon nё hapjen e vendeve tё reja tё punёs.

Transparenca dhe llogaridhёnia do tё jenё shtylla tё zhvillimit dhe stabilitetit makroekonomik.

2.2 Bujqёsi dhe blegtori e zhvilluar

FJALA do tё punoj pёr zhvillim tё qёndrueshёm dhe bashkёkohor tё bujqёsisё dhe blegtorisё. FJALA do tё zhvilloj politika parimore kundёr diskriminimit politik dhe politika kundёr korruptive, do tё zhvilloj politika fiskale pёr uljen e kostos tё teknologjisё dhe mjeteve bujqёsore.

FJALA do tё mbёshtet dhe stimulon fuqishёm bujqёsinё duke siguruar dhe lehtёsuar qё produktet bujqёsore vendore, pёrveҫ tregut vendor, edhe ne tregun e rajonit tё kenё qasje dhe pёrkrahje tё fuqishme.

FJALA do tё bashkёpunon me qёllim tё fuqizimit tё marrёdhёnieve me gjitha vendet e rajonit, por edhe me vendet tjera me qёllim qё produktet bujqёsore vendore tё kenё lehtёsime dhe mbёshtetje nё tregun e kёtyre vendeve.

Me qёllim qё tё rritet eksporti i produkteve bujqёsore vendore, FJALA do tё ulё taksat dhe do tё mundёsoj zhvillimin e konkurencёs sё drejtё dhe tё hapur.

FJALA do tё mbёshtet avansimin e vazhdueshёm profesional tё bujkut dhe blegtorit pёrmes arsimimit dhe trajnimit nё nivel vendi dhe nё nivel ndёrkombёtar.

Do tё mbёshtet zhvillimin e shёndoshё dhe tё qёndrueshёm tё blegtorisё, do tё ndёrtoj kapacitete pёr prodhimin e materialeve racore pёr bagёtitё, do tё siguroj kontrolla tё vazhdueshme dhe profesionale pёr tё gjitha materialet racore dhe procedura inseminimi. Do tё ngrit shёrbimin zooteknik dhe veterinar.

2.3 Ambient biznesor i qёndrueshёm

FJALA do tё punoj pёr njё ambient biznesor tё qёndrueshёm duke zhvilluar politika tregtare qё mbёshtesin tregun e hapur, konkurencёn e drejtё dhe tё hapur dhe do tё forcoj marrёdhёniet bilaterale me vende tё rajonit dhe me vendet tjera me qёllim qё tё rritet eksporti i produkteve vendore. Pёr tё rritur eksportin, prodhuesit dhe kompanitё vendore duhet patjetёr te mbёshteten dhe tё iu ofrohet lehtёsime duke ju ofruar kushte sa mё te pёrshtatshme pёr tё zhvilluar veprimtaritё e tyre.

Investitorёve kosovar nga diaspora dhe investitorёve tjerё ndёrkombёtar, do tё u ofrohet siguri e plotё dhe inkurajim pёr investimet e tyre nё tёrё Republikёn e Kosovёs. Gjithashtu investitorёve duhet tё iu ofrohet lehtёsime nё taksa, nё transport dhe nё fusha tjera pёr ti nxitur pёr investim.

Prodhuesve vendor, pavarёsisht nga kapacitetet e tyre tё prodhimit, do tё u ofrohet lehtёsi, qasje kredibile dhe tё barabartё nё tregun vendor, por edhe nё tregun ndёrkombёtar.

Bizneseve tё vogla dhe tё mesme do tё ofrohet lehtёsi nё procedurat e regjistrimit tё tyre dhe politika inkurajuese pёr zhvillimin e biznesit tё tyre.

2.4 Industria e prodhimit

FJALA do tё zhvilloj industrinё prodhuese kosovare duke ulur gjitha taksat qё kanё tё bёjnё me prodhimin dhe eksportin e produkteve vendore. Nё kёtё mёnyrё prodhuesit vendor do tё jenё konkurent tё fuqishёm nё tregun ndёrkombёtar.

Duke zhvilluar bujqёsinё, zhvillohet edhe industria prodhuese ushqimore e cila do tё bёhet konkurent i fuqishёm dhe kredibil pёrballё industrive rajonale.

Produkteve vendore ushqimore, produkteve vendore tё tekstilit dhe produkteve tjera nga industria e prodhimit kosovar, do tё u ofrohet njё pёrfaqёsim dhe prezentim adekuat nё tregun vendor dhe ndёrkombёtar, kёshtu qё produkteve vendore do tё u sigurohet eksport i lehtёsuar dhe qasje mё e lehtё nё tregun ndёrkombёtar.

FJALA ka do tё zhvilloj strategji pёr tё gjithё ata prodhues qё hasin nё vёshtirёsi pёr tё funksionalizuar prodhimin e tyre, kjo strategji do tё implementohet nё bazё tё kritereve qё ata i plotёsojnё, ashtu edhe do tё rrjedhin grantet e ndryshme, ndihma qё do tё ju bёhet nё mёnyrё qё prodhimi i vendit tё fuqizohet dhe tё rritet punёsimi, kjo do tё reflektoj nё zhvillimin mё tё madh ekonomik tё vendit.

2.5 Sistemi energjetik

Nё bazё tё dhёnave nga hulumtimet burimore, Kosova ka rezerva të mёdha thëngjillit për prodhimin e Energjisë Elektrike. Gjithashtu është e njohur se Kosova nuk ka centrale të mjaftueshme për prodhimin e energjisё elekrike. Centralet “KOSOVA A dhe KOSOVA B” janë të amortizuara nё shkallё tё lartё dhe nuk sigurojnё furnizim tё qёndrueshёm dhe afatgjatё tё Enёrgjisё Elektrike.

FJALA mbёshtet ndёrtimin e “TC KOSOVA E RE” si zgjidhja mё e mirё për sigurimin e energjisё elektrike në Kosovë duke shfrytёzuar burimin kryesor tё enёrgjisё elektrike –thёngjillin. Ky central duhet tё ketë filtra modern të cilët nuk do të bёjnё ndotjen e ambientit.

Stabiliteti nё prodhimin e energjisё elektrike, pёrveҫ qё do tё pёrmirёsoj prodhimin vendor dhe ekonominё vendore nё pёrgjithёsi, do tё inkurajoj investitorёt vendor dhe ndёrkombёtar e huaj tё investojnё nё Kosovё, dhe nё kёtё mёnyrё do tё kemi njё rritje mё tё fuqishme ekonomike dhe pёrmirёsim tё standardit jetёsor tё tё gjithё qytetarёve nё Republikёn e Kosovёs.

2.6 Turizmi

FJALA do tё punoj pёr zhvillimin turizmit nё tёrё Republikёn e Kosovёs, ngase deri mё tani ky resurs natyror ka mbetur i pashfrytёzuar si duhet.

Turizmi ёshtё ndёr burimet kryesore pёr zhvillimin ekonomik tё vendit dhe ka potencial dhe fushё tё gjёrё qё mund tё shfrytёzohet pёr rimёkёmbjen ekonomike tё vendit.

Turizmi i alpeve kosovare gjatё katёr stinёve tё vitit ofron njё burim tё fuqishёm pёr ekonominё e vendit. Hoteleritё, restoranet dhe pushimoret janё mundёsi e re pёr hapjen e e vendeve tё reja tё punёs.

Rindёrtimi dhe riorganizimi i infrastrukturёs tё qendrave aktuale tё skijimit dhe ndёrtimi i qendrave tё reja tё skijimit, ofrojnё mundёsi tё mёdha pёr zhvillimin e turizmit dhe njёherit pёr zhvillimin ekonomik tё vendit duke ndikuar kёshtu edhe ne pёr hapjen e vendeve tё reja tё punёs.

FJALA planifikon tё themeloj njё departament tё veҫantё pёr turizёm ku aty do tё punёsohen disa tё rinjё dhe ku do tё propozohen projekt plane interesante pёr tё ngjallur interesimin e qytetarёve nga vende tё ndryshme.

Turizmi kulturor ёshtё resurs tjetёr i pashfrytёzuar. Kosova si vend i vjetёr me histori tё lashtё dhe tё pasur dhe me virtytet e njё populli liridashёs, ofron mundёsi tё mira dhe joshёse pёr turistёt ndёrkombёtar.

Turizmi shёndetёsor, alpet kosovare dhe banjat e shumta natyrore kurative, ofrojnё mundёsi tё mira shёndetёsore nё aspektin e preventivёs dhe shёrimit tё sёmundjeve tё ndryshme qё pёrfshijnё sistemet respiratore, neuromuskulare, kockore dhe sistemet tjera.

3. Edukimi dhe Arsimimi

FJALA do tё punoj pёr ndёrtimin e njё infrastrukture tё qёndrueshme ligjore dhe profesionale me qёllim tё edukimit dhe arsimimit tё brezave tё rinjё nё Republikёn e Kosovёs si shtylla kryesore nё formimin e pёrsonalitetit tё shёndoshё dhe fisnikёror tё ardhmёrisё kosovare. Depolitizimi dhe pavarёsimi i sistemit arsimor parauniversitar dhe universitar ёshtё synim kryesor pёr zhvillimin e sistemit arsimor cilёsor dhe tё pastёr.

3.1 Arsimi parauniversitar – Edukimi dhe Arsimimi

FJALA do tё punoj qё arsimi parauniversitar nё Republikёn e Kosovёs tё fuqizohet me komponentёn edukative, si komponentё e domosdoshme nё ndёrtimin e integritetit tё shёndoshё dhe fisnikёror tё brezave tё rinj kosovar.

Arsimi parashkollor, arsimi fillor dhe ai i mesёm, si pjesё e arsimit parauniversitar nё Republikёn e Kosovёs, duhet reformuar dhe nё kurrikulat e tyre duhet pёfshirё komponentёn edukative.

Komponenta edukative si pjesё kurrikulumeve nё planprogramin e arsimit parashkollor, fillor dhe tё mesёm nё Republikёn e Kosovёs duhet tё jetё konform kurrikulumeve arsimore nё sistemin arsimor tё vendeve tё Bashkimit Europian.

Komponenta edukative ёshtё faktor me rёndёsi nё parandalimin dhe eliminimin e shumё dukurive negative tashmё tё pёrhapura nё shkallё tё lartё si : vrasjet, dhuna nё forma tё ndryshme, substancat narkotike, alkooli, duhani, amoraliteti.

Faktor me rёndёsi nё sigurinё e nxёnёsve nё sistemin arsimor nё Republikёn e Kosovёs luan edhe infrastruktura rrugore, qё pёr shumё nxёnёs ende ekziston shkalla e lartё e rrezikshmёrisё, e veҫanёrisht nё zonat afёr rrugёve magjistrale. Kёshtu qё ndёrtimi i njё infrastrukture rrugore me trotuare tё mbrojtura me bariera fizike ёshtё i domosdoshёm pёr sigurinё e nxёnёsve nё shumё zona afёr rrugёve magjistrale.

FJALA mbetet e pёkushtuar qё arsimimi dhe edukimi nё sistemin e arsimit parauniversitar nё Republikёn e Kosovёs, tё zhvillohet i pavarur nga ndikimi politik, tё zhvillohet mbi bazёn e parimit tё drejtёsisё dhe kundёr diskriminimit nё pajtim me Kushtetutёn e Republikёs sё Kosovёs.

3.2 Arsimi universitar

FJALA do tё punoj qё arsimi universitar pёrveҫ qё tё ketё njё infrastrukturё tё qёndrueshme ligjore dhe profesionale, do tё punoj edhe nё depolitizimin i Universiteteve, luftimin krimit tё organizuar dhe korrupsionit, eliminimin e nepotizmit brenda sistemit universitar, nё mёyrё qё arsimi universitar nё Republikёn e Kosovёs tё pёrmirёsoj cilёsinё dhe pёrformancёn nё raport me Universitetet tjera ndёrkombёtare.

Nё Universitet publike nё qytetet e ndryshme tё Republikёs sё Kosovёs, duhet ngritur cilёsinё nё nivelin e ligjёrimit dhe mёsimit nё pёrgjithёsi. Pёrveҫ ligjёrimit, duhet qё brenda Universiteteve publike tё organizohen dhe strukturohen qendra kёrkimore shkencore.

Studentёve duhet ofruar transparencё dhe lehtёsime nё procesin mёsimor tё tyre, ndёrsa studentёve tё dalluar duhet ofruar punёsim si kuadёr universitar. Profesorёt qё ligjёrojnё nё Universitetet publike dhe private, duhet tё zbatojnё drejtёsi nё vlerёsimin e studentёve.

FJALA mbёshtet ndarjen apo decentralizimin e disa Universiteteve. Kёshtu qё Fakulteti i shkencave mjekёsore duhet tё riorganizohet dhe tё shёndёrohet nё Universitet tё shkencave mjekёsore.

Studentёt janё shtyllё e shёndoshё dhe intelektuale e Kosovёs, atyre duhet ofruar inkurajim pёr studimet e tyre, ndёrsa pas pёrfundimit tё studimeve duhet ofruar alternativё dhe mundёsi tё reja pёr punёsim dinjitoz, pёrfaqёsim nё gjitha shtyllat vendimarrёse tё vendit, legjislativ dhe ekzekutiv, pozita politike dhe jopolitike.

4. Rimёkёmbja e shёndetёsisё kosovare

FJALA do zhvilloj politikё tё drejtё shёndetёsore dhe do tё punoj pёr njё sistem bashkёkohor dhe tё unifikuar shёndetёsor nё Republikёn e Kosovёs, larg nga ndikimet politike, nepotizmi dhe korrupsioni.

Me qёllim tё rimёkёmbjes tё shёndetёsisё kosovare FJALA do tё punoj nё:

· Riorganizimin infrastrukturor ligjor dhe profesional tё sistemit shёndetёsor.

· Rritjen e buxhetit pёr tёrё sistemin shёndetёsor.

· Mbrojtjen e shёndetit publik duke fuqizuar rolin preventiv dhe diagnostifikues nё shёndetёsinё kosovare.

· Riorganizimin dhe pёrmirёsimin e menaxhimit tё institucioneve shёndetёsore.

· Mbrojtjen dhe ngritjen e integritetit tё pёrsonelit shёndetёsor.

· Rritjen e pёrformancёs sё pёrsonelit shёndetёsor.

· Avansimin, trajnimin dhe edukimin e vazhdueshёm profesional tё pёrsonelit shёndetёsor.

· Transparencёn dhe llogaridhёnien.

· Respektimin e tё drejtave tё pacientit.

· Rritjen e bashkёpunimit shёndetёsor nё nivelin ndёrkombёtar me qёllim tё rimёkёmbjes tё shёndetёsisё kosovare.

5. Mirёqenia sociale

FJALA do tё punoj pёr trajtimin e tё gjitha problemeve sociale me shkallёn mё tё lartё tё pёrgjegjёsisё dhe tё drejtёsisё, do tё zhvilloj politika sociale me qёllim tё uljes sё kostos jetёsore pёr tё gjithё qytetarёt e Kosovёs:

· Duke zvogёluar taksat tatimore pёr produktet ushqimore esenciale.

· Duke zvogёluar taksat tatimore pёr pronёn e qytetarit.

· Nё sistemin pensional do tё zhvilloj reformim ku pёrfshihen pensionet bazike dhe kontributdhёnёse.

· Me shtetet ku kanё punuar shtetasit e Kosovёs, do tё kёrkoj nёnshkrimin e marrёveshjeve pёr pagesёn e pensioneve tё tyre.

· Asistenca sociale do tё realizohet nё mёnyrё tё drejtё dhe parimore duke respektuar kriteret bazё pёr vlerёsimin e drejtё tё pёrsonave dhe familjeve tё cilёt vёrtetё kanё nevojё pёr asistencё sociale.

6. Familja – bёrthamё e shoqёrisё kosovare

FJALA mbёshtet ruajtjen e familjes qё ёshtё bёrthamё kryesore e shoqёrisё kosovare. Ruajtja e familjes pёrmes rritjes sё natalitetit, pёrmes edukimit tё shёndoshё, pёrmes politikave zhvillimore dhe sociale, ёshtё qёllim dhe parim themelor i FJALЁS.

Familjet e pastreha dhe familjet ku fёmijёt kanё humbur njёrin prind, do tё kenё pёrparёsi nё zhvillimin e skemёs programore qё do tё mbulohen me asistencё sociale.

7. Gruaja – shtyllё kryesore e shoqёrisё kosovare

FJALA do tё zhvilloj politika tё drejta dhe parimore me qёllim tё fuqizimit tё rolit tё gruas nё shoqёrinё kosovare. Gruaja ёshtё shtyllё kryesore e shoqёrisё kosovare, prandaj FJALA do tё punoj qё gruaja tё ketё pёrfaqёsim dinjitoz nё ҫdo institucion tё Republikёs sё Kosovёs.

Nё sistemin legjislativ dhe ekzekutiv, nё fushёn e diplomacisё vendore dhe ndёrkombёtare, nё sektorin publik dhe privat, nё familje dhe nё shoqёrinё kosovare nё pёrgjithёsi, gruaja kosovare duhet tё gёzon vend meritor dhe dinjitoz. E drejta e gruas nё shkollim, nё trashёgimi, nё punёsim dhe nё fushat tjera, duhet tё fuqizohet dhe garantohet. Gruaja kosovare duhet tё nderohet, tё respektohet dhe nё pёrgjithёsi roli gruas nё Republikёn e Kosovёs duhet tё fuqizohet.

8. Rinia

FJALA do tё punoj me qёllim tё ruajtjes, edukimit, arsimimit dhe profesionalizimit tё rinisё kosovare. Rinia kosovare, pёrveҫ qё pёrbёn shumicёn e popullsisё sё Kosovёs, ёshtё edhe ardhmёria e Kosovёs dhe ҫdo angazhim dhe investim nё rininё kosovare, ёshtё edhe angazhim dhe investim pёr tё ardhmen e Kosovёs.

Edukimi dhe arsimimi i mirёfilltё i rinisё kosovare si shtylla kryesore pёr ndёrtimin e njё tё ardhme tё shёndoshё, rritja e mundёsisё pёr punёsim tё drejtё dhe parimor dhe pёr njё pёrspektivё mё tё mirё dhe dinjitoze, ёshtё ndёr qёllimet kryesore FJALЁS.

9. Trashёgimia kulturore dhe sporti

FJALA do tё angazhohet pёr mbrojtjen dhe promovimin e trashёgimisё kulturore. FJALA, do tё zhvilloj politika zhvillimore qё Kosova si njё shtet me njё trashёgimi tё pasur kulturore dhe historike tё bёhet ndёr qendrat kryesore rajonale turistike, dhe kёshtu pёrmes kёtij aseti tё pasur, do tё fuqizohet zhvillimi ekonomik i vendit dhe rritet mundёsia pёr punёsim dhe pёrmirёsim tё standardit jetёsor nё pёrgjithёsi.

FJALA do tё mbёshtet sportin si njё aset i pasur i Kosovёs dhe si degё kryesore e zhvillimit ekonomik tё vendit dhe rritjes sё pёrspektivёs pёr rininё kosovare. Riorganizimi infrastrukturor dhe ndёrkombёtarizimi i sportit kosovar, janё synime tё FJALЁS me qёllim tё rimёkёmbjes tё sportit kosovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.