E martë, Mars 17Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

Partia FJALA dhe kandidati Vehbi Berisha garojnë me numrin “14” në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës

Lajme, Zgjedhjet në Drenas 2016
Partia FJALA dhe kandidati Vehbi Berisha garojnë me numrin “14” në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës KQZ bën renditjen e subjekteve politike në Drenas Partia FJALA dhe kandidati Vehbi Berisha garojnë me numrin “14” Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit të cilat do të mbahen me 4 dhjetor 2016, Partia FJALA kandidon me Mr.sci.Vehbi Berisha i cili aktualisht është Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit dhe njëherit kryetar i Partisë FJALA – Dega në Drenas. Ndërsa sot me datë 18 nëntor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoj tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për Kryetar të Komunës së Drenasit, ku Partia FJALA dhe kandidati i saj Vehbi Berisha do të garojnë me numrin “14”. Partia FJALA, Prishtinë, 18.11.2016
Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova

Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova

Intervista, Lajme
Mysafir në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova Prishtinë (17.11.2016) Emisioni “Zona e Debatit” në Klan Kosova, mbremë diskutoi për rrezikun e Kosovës nga sulmet ekstremiste dhe largimi i mësuesës me mbulesë nga Komuna e Malishevës. Mysafir: Dr.Gëzim Kelmendi – Partia FJALA, Dardan Islami – Opinionist, Fuad Ramiqi – Lisba, Visar Duqiri – Gazeta Express. Modeator: Baton Haxhiu Kelmendi: Në asnjë raport zyrtar nuk ceket që Kosova është vatër e ekstremistëve | Intervistë për Klan Kosova Deputeti nga Partia Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se ka një dilemë lidhur me terroristët në Siri. Sipas tij, ata janë të pakët në numër e nuk do të mund të rezistonin kaq shumë. “Si është e mundur që një organizatë me 30 mijë veta të rezistojë gjithë botës: SHBA-së,
Dr.Gëzim Kelmendi: Shaminë e mësueses Fatmire Bujupi e mbron Kushtetuta e Republikës së Kosovës | Intervistë për portalin Lajmi.net

Dr.Gëzim Kelmendi: Shaminë e mësueses Fatmire Bujupi e mbron Kushtetuta e Republikës së Kosovës | Intervistë për portalin Lajmi.net

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Shaminë e mësueses Fatmire Bujupi e mbron Kushtetuta e Republikës së Kosovës | Intervistë për portalin Lajmi.net Prishtinë (16.11.2016) Kryetari i partisë Fjala, deputeti Gëzim Kelmendi, ka thënë se mësimdhënësja e matematikës në Malishevë, Fatmire Bujupi, e ka të drejtën me Kushtetutë që ta manifeston bindjen e saj fetare në publik. Ai ka thënë se kërkesa për largimin e saj nga shkolla janë kundër ligjore. “Rastin e saj e mbron fuqishëm Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligji i arsimit parauniversitar. Ajo prapa vetit për punësimin e saj të rregullt e ka ligjin, dhe çdo kërkesë e kujtdo qoftë, prindërve, apo nxënësve për largimin eventual të saj është, është kërkesë kundër kushtuese dhe kundër ligjore, prandaj me të drejt i kanë dal në mbrojtje arsimt
Çfarë presin qytetarët nga Partia FJALA? (shkruan historiani Sali Kabashi)

Çfarë presin qytetarët nga Partia FJALA? (shkruan historiani Sali Kabashi)

Lajme, Opinione
Çfarë presin qytetarët nga Partia FJALA? (shkruan Historiani Sali Kabashi) Qytatarët e Kosovës janë të vetëdieshëm se vendit i duhen ndryshime, bile atë rrenjësore! Në çdo palë zgjedhje kanë shpresuar për një perspektivë dhe ditë më të mira, por çdo herë e më shumë janë deshpëruar nga ata që i votuan, bile bile disa moren udhën e largimit nga Kosova duke shitur edhe Truallin e Shtëpinë! Andaj, ata (qytetarët e Kosovës) deri me tani kanë votuar parti, që nuk kanë bërë asgjë tjetër përveç se i kanë ndërruar karriget dhe veturat e tyre, disa kan bërë edhe mbretëri personale! Një e di të sigurtë, se qytetari i Kosovës ka arritur në skajin e deshpërimit dhe të durimit, andaj duan ndryshim strukture dhe qasje të mendimit dhe të veprimit. Partia “Fjala” e formuar dhe e udhëhequr nga D
KQZ-ja certifikoi kandidatët për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit)

KQZ-ja certifikoi kandidatët për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit)

Lajme, Zgjedhjet në Drenas 2016
KQZ-ja certifikoi kandidatët për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, z. Binak Vishaj. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 04 dhjetor 2016. Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre. Pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëv
Partia FJALA: Raporti i Progresit, goditje për Qeverinë e Kosovës

Partia FJALA: Raporti i Progresit, goditje për Qeverinë e Kosovës

Lajme
Partia FJALA: Raporti i Progresit, goditje për Qeverinë e Kosovës Partia FJALA vlerëson se Raporti i Progresit i vitit 2016 që është hartuar nga Komisioni Europian, paraqet edhe një herë dëshminë e qartë dhe reale për situatën në Kosovë. Shkalla e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndikimi i politikës në drejtësi dhe në emërimet e bordeve të ndryshme, mungesa e vullnetit nga ana e Qeverisë së Kosovës për të i luftuar këto të këqija të shumta, tregon se Kosova është ende e zhytur në ujëra dhe klimë poitike jo të pastër. Njëherit ky Raport , është goditje e rëndë për Qeverinë e Kosovës. Partia FJALA konstaton se kjo Qeveri me të gjitha këto dështime dhe me urrejtje patologjike mes dy partnerëve të koalicionit, ka humbur legjitimitetin dhe është duke e fundosur edhe
Ngushëllime familjes Dehari, Ngushëllime Lëvizjes Vetëvendosje

Ngushëllime familjes Dehari, Ngushëllime Lëvizjes Vetëvendosje

Lajme
Ngushëllime familjes Dehari, Ngushëllime Lëvizjes Vetëvendosje. Me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dehari. Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta edhe për Lëvizjen Vetëvendosje me rastin e vdekjes së aktivistit të tyre, Astritit. Ne, Partia FJALA lutemi që ZOTI i Lartësuar, të ju dhuroj forcë dhe durim në këto çaste të vështira. Partia FJALA, Prishtinë, 05.11.2016.

Fjalët e para të M.sci.Vehbi Berisha pas publikimit të kandidaturës për Kryetar të Komunës së Drenasit

Lajme, Zgjedhjet në Drenas 2016
Të nderuar qytetarë të Drenasit, Të nderuar miq dhe përkrahës, Pas konsultimeve të shumta që kamë bërë këto ditë me shumë qytetarë, ekspert të fushave të ndryshme dhe njohës të rrethanave në Drenas, si dhe pas vendimit të kryesisë së degës së Partisë FJALA në Drenas, ku kam marr përkrahjen dhe mbështetjen e plotë nga të gjithë për paraqitjen e kandidaturës sime për Kryetar të Komunës së Drenasit. Prandaj nga ky çast e bëjë publike kandidaturën time zyrtare për Kryetar të Komunës së Drenasit, ku kjo kandidaturë e imja mbështetët fuqishëm në punën time të deritashme si Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit ku për dy mandate rresht kamë qenë plotësisht i përkushtuar në ngritjen e shqetësimeve, halleve dhe problemeve të qytetarëve të Drenasit pa dallim, në aspektin e qeverisjes