Partia FJALA - Dega në Gjakovë, e udhëhequr nga Dr.Florik Haxhikadrija, Dr.Musa Halili dhe Ing.FLorin Halili vizituan Bashkësinë Islame të Gjakovës dhe njëherit uruan postin e kryetarit të posa zgjedhur në Bashkësi Islame të Gjakovës Hoxhë Ahmet Hoxha për mandatin e ri 4 vjeçarë.
Dr.Gëzim Kelmendi - Shqyrtimi i projektligjit për mbrojtjen nga zhurma
Të nderuar qytetarë,
Ky është fjalimi i Deputetit të Kuvendit të Kosovës Dr.Gëzim Kelmendi i cili njëherit është Kryetar i Partisë FJALA. Fjalim ky i mbajtur të enjten në Kuvendin e Kosovës, në shqyrtimin e projektligjit për mbrojtjen nga zhurma.
Fjalimi është në audio pasi xhirimi ka dështuar.
Ndërsa poshtë keni linkun nga përmbledhja e lajmeve nga Klan Kosova.
Partia FJALA - Dega në Pejë vizitoi Bashkësinë Islame të Pejës dhe njëherit uroi postin e kryetarit të posa zgjedhur në Bashkësi Islame të Pejës Hoxhë Musli Arifaj për mandatin e ri 4 vjeçarë.
24 Marsi datë që simbolizon lirinë e popullit tonë
Partia FJALA kujton me respekt 24 Marsin e vitit 1998 ku u zhvillua beteja e trimave të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Gjithashtu Partia FJALA kujton me respekt 24 Marsin e vitit 1999 ku forcat ushtarake të NATO-së, filluan sulmet mbi caqet ushtarake të ushtrisë sërbe.
Sulme këto që sollën fundin dhe dorëzimin e një regjimi të Sërbisë që shkeli dhe dhunoi të drejtat e popullit të Kosovës.
Respekt dhe falënderim për trimat e UÇK-së dhe për NATON.
Partia FJALA,
Prishtinë, 24.03.2016
SONDAZH | Edhe partia FJALA pjesë e sondazhit në portalin 01online.info
Më poshtë portali 01online.info ka hapur një Sondazh në të cilin ju mund të votoni një koalicion prej 3 partive ose mund ta votoni partin tuaj të preferuat.
Ndërsa në Ballinën e portalit gjendet sondazhi të cilin tani e ka publikuar stafi i portalit, ju ftojmë të VOTONI për Partinë apo Kolicionin i cili mendoni ju që duhet të qeverisë në këtë situatë të jashtëzakonshme,/01online.info/
Mëposht e keni linkun e portalit 01Online.info ku ka vendosur sondazhi dhe në menyrë të fotografuar.
Partia FJALA dënon sulmin e sotëm terrorist në Bruksel
Partia FJALA dënon sulmin e sotëm terrorist ku humbën jetën më shumë se 30 përsona dhe u palgosën shumë të tjerë.
Sulmi i sotëm terrorist cenon sigurinë dhe ardhmërinë e gjithë njerëzimit. Ky sulm na tregon edhe njëherë se e mbarë bota është e rrezikuar nga terrorizmi dhe terroristët.
Me qëllim të zhdukjes së këtij fenomeni, e mbarë bota duhet të unifikohet dhe dhe ta luftojë këtë të keqe.
Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qytetarët e Belgjikës.
Partia FJALA,
Prishtinë, 22.03.2016
Kryetari Gëzim Kelmendi – Intervistë në Rrokum TV, po Thaçi ishte në shtëpin time
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës ishte mysafir në Rrokum Tv me temat aktuale që po karakterizojnë politikën Kosovare.
I pyetur nga gazetari Fidan Jupolli se pse nuk e ndryshoi fjalën dhe të votoj kandidatin për President, Kelmendi u përgjigj se “Kam mund shumë lehtë me ndryshu fjalën, por i kam qëndru besnik votuesve”.
I pyetur se a ka qenë Thaçi në shtëpin e tij, “Po, ka qenë [Thaçi] bashkë me figurat ma me ndikim në Pejë e në Kosovë. Por na si shqiptarë e kemi parim me nderu mikun kur na vjen në konak”, u përgjigj Kelmendi në pyetjen e moderatorit Jupolli se a është e vërtetë qe Thaçi ka qenë në shtepinë e tij.
Kelmendi po ashtu shtoi
Kampioni Shemsi Beqiri falenderon Kryetarin Gëzim Kelmendi për përkrahje
Kampioni Shemsi Beqiri i cili fitoi titullin e 12 -të Kampionit Botëror në Kickbox në rrjetin social facebook ka falenderuar deputetin e Kuvendit të Kosovës njëherit Kryetarin e Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendin për përkrahje dhe mikpritje gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
Ja dhe shkrimi i tij :
Falënderoj Deputetin e Kuvendit të Kosovës, që njëherit është edhe Kryetar i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendin për pjesëmarrjen e tij në meçin tim për mbrojtjen e titullit të 12 të Kampionit Botëror në Kickbox, që u zhvillua me 12 Mars në Basel të Zvicrës.
Ardhja Deputetit Kelmendi në meçin tim që u zhvillua me 12 Mars, ishte për mua mbështetje morale dhe institucionale nga vendlindja ime, Kosova.
Deputeti dhe