E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Lajme

Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveria do të shkarkohet brenda muajit | Intervistë për portalin Ekonomia Online

Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveria do të shkarkohet brenda muajit | Intervistë për portalin Ekonomia Online

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Qeveria do të shkarkohet brenda muajit | Intervistë për portalin Ekonomia Online Prishtinë, 11.04.2017 Deputeti i pavarur i kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, mbështet mocionin e iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë. Ai madje ka thënë se kjo qeveri do të rrëzohet brenda këtij muaji. Kelmendi në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se e njëjta situatë kishte ndodhur edhe në vitin 2014, kur qeveria e asaj kohe ishte rrëzuar në të njëjtën mënyrë. “Arsyetimi ka qenë që deputetët serbë nuk e kanë mbështet themelimin e ushtrisë dhe të njëjtën situatë e kemi edhe tash nuk e mbështesin themelimin e ushtrisë dhe mundohen dikund ta gjejnë ndonjë arsyetim dhe tash e kanë gjet momentin e duhur të njëjtë sikur të vitit 2014 muaji i njëjtë muaji prill ës
Dr.Gëzim Kelmendi: Kosova duhet të identifikohet si Kosova e Adem Jasharit

Dr.Gëzim Kelmendi: Kosova duhet të identifikohet si Kosova e Adem Jasharit

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Kosova duhet të identifikohet si Kosova e Adem Jasharit Prishtinë, 09.11.2017 Gëzim Kelmendi tha se duhet të pasohet rruga e atyre që kontribuan për vendin Gjatë bisedës Kelmendi tha se ka ardhur koha që të vetëdijësohemi, që siç tha të vazhdojmë rrugën e atyre që e kanë dhënë jetën për vendin, shkruan rtv21.tv “Si breza të ardhshëm duhet të punojmë e ta pasojmë rrugën e tyre, të punojmë për shtet e jo për interesa personale”, tha Kelmendi. Ai më tutje tha se Adem Jashari është krenaria e vendit sepse sakrificat që i ka bërë ai dhe familja e tij, sipas tij nuk mund të gjenden askund, andaj tha se duhet të pasohet rruga e tij dhe e atyre që luftuan për vendin. VIDEO
Dr.Gëzim Kelmendi: Mysafir në emisionin “Kojshia Show” në RTV 21

Dr.Gëzim Kelmendi: Mysafir në emisionin “Kojshia Show” në RTV 21

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Mysafir në emisionin “Kojshia Show” në RTV 21 Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi sonte në emisionin “Kojshia Show”, tha se mënyra më e suksesshme për të ndalur korrupsionin në Kosovë është të bëhet digjitalizimi i tenderave, pasiqë sipas tij, korrupisoni më i madh bëhet me tendera, shkruan rtv21.tv. Ai ndër të tjera tha se në partinë e tij nuk bëjnë asnjë lloj dallimi dhe se janë të barabartë të gjithë pa marrë parasysh fenë. Lidhur me këtë, Kelmendi tha se në partinë që ai drejton duhet të plotësohet kushti që të punohet për vendin dhe jo për interesa personale. I pari i “Fjalës” komentoi edhe për mospërfshirjen e tyre në sondazhe. “Mos me na përfshi në sondazhe është një shenjë e mirë se po na frikësohen”, tha Kelmendi duke shtuar se Kosovës i duhet
Dr.Gëzim Kelmendi: Kujtojm dhe çmojmë lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani

Dr.Gëzim Kelmendi: Kujtojm dhe çmojmë lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani

Lajme
Kujtojm dhe çmojmë lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani Prishtinë, 09.04.2017 Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka çmuar lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani i cili ka udhëhequr një ndër betejat më të lavdishme të vendit tonë. Postimi i plotë i Kryetarit Kelmendi: I shkolluar dhe i zgjuar, strateg ushtarak, guximtar dhe atdhetar, frikë dhe ankth për armikun, krenari për Kosovën, udhëhoqe një ndër betejat më të lavdishme të vendit tonë – Kosharen, lutemi për ty, nuk do të harrojmë kurrë, ti që rrënove kufi dhe bashkove Kosovë-Shqipëri, Komandanti ynë i dashur dhe i paharruar, Agim Ramadani. Me respekt, Gëzim Kelmendi
Partia FJALA kujton përvjetorin e Koshares

Partia FJALA kujton përvjetorin e Koshares

Lajme
Partia FJALA kujton përvjetorin e Koshares Beteja e Koshares është ndër betejat më të mëdha dhe më të rëndësishme për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Serbisë. Kjo betejë u zhvillua nga burra të mëdhenj në krye me Komandantin suprem Agim Ramadanin. Kjo betejë që u zhvillua me 9 Prill 1999 rezultoj me thyrjen e Kufirit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bëri bashkimin e Shqiptarëve. Ata burra në krye me Komandantin suprem Agim Ramadanin do të mbesin gjithmonë në kujtimet tona. Vepra dhe sakrifica e tyre duhet të na shërbejnë si shembull se si luftohet dhe vdiset për vendin tonë. Partia FJALA Prishtinë, 09.04.2017
Dr.Gëzim Kelmendi: Mirëpresim dhe mbështesim sulmet ajrore të SHBA-së kundër regjimit sirian

Dr.Gëzim Kelmendi: Mirëpresim dhe mbështesim sulmet ajrore të SHBA-së kundër regjimit sirian

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Mirëpresim dhe mbështesim sulmet ajrore të SHBA-së kundër regjimit sirian Prishtinë, 07.04.2017 Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka mbështetur sulmet ajrore të SHBA-së kundër regjimit sirian. Reagimi i plotë: Më në fund fillojnë sulmet e shumëpritura kundër kriminelit dhe kryeterroristit sirian Asad. Mbrëmë vonë pas mesnatës, SHBA-të filluan sulmet ajrore kundër bazave ushtarake të regjimit sirian, regjim ky i cili ka bërë ndër krimet më të mëdha në këtë dekadë dhe së fundi përdori armët kimike kundër popullatës civile. Mirëpresim dhe mbështesim këto sulme ajrore, njëherit lutemi që sa më shpejtë ky regjim të shkatërrohet dhe populli i Sirisë të gëzojë lirinë dhe të i kthehet jetës normale. Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi: “Ndryshimet kushtetuese në Turqi do të reflektojnë me pozitivitet në rajon” | Intervistë për Anadolu Agency

Dr.Gëzim Kelmendi: “Ndryshimet kushtetuese në Turqi do të reflektojnë me pozitivitet në rajon” | Intervistë për Anadolu Agency

Intervista, Lajme
Kelmendi: “Ndryshimet kushtetuese në Turqi do të reflektojnë me pozitivitet në rajon” Intervistë për Anadolu Agency Prishtinë, 06.04.2017 “Një Turqi e fortë dhe stabile nënkupton një stabilitet edhe në nivelin rajonal edhe në atë ndërkombëtar dhe botëror”, tha deputeti i Kosovës, Gëzim Kelmendi Intervistoi: Sibel Vezaj Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gëzim Kelmendi, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese në Turqi do të sjellin pozitivitet jo vetëm në skenën politike të Turqisë, por edhe në përmasa ndërkombëtare, tha se “Një Turqi e fortë dhe stabile nënkupton një stabilitet edhe në nivelin rajonal edhe në atë ndërkombëtar dhe botëror”. Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kreu i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi në një intervistë për Anadolu A
Partia FJALA: Kujton 18 vjetorin e masakrës së Rezallës

Partia FJALA: Kujton 18 vjetorin e masakrës së Rezallës

Lajme
Partia FJALA: Kujton 18 vjetorin e masakrës së Rezallës Janë bërë 18 vite nga masakra e Rezallës, masakër kjo e bërë nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë . Në këtë masakër janë masakruar 98 banorë të Rezallës së Skënderajit dhe fshatrave përreth dhe po ashtu janë 16 persona ende të zhdukur. Nga kjo masakër vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Ne si Parti FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare të i bëj presion Beogradit që të i dorëzoj para drejtësisë ata kriminel që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër dhe të na i kthej përsonat e zhdukur. Partia FJALA, Prishtinë, 05.04.2017