Fjala në Debat Përnime: Rritje pagash në shëndetësi deri në 3,000 euro
Fjala në Debat Përnime: Rritje pagash në shëndetësi deri në 3,000 euro
Të ftuar në ‘Debat Përnime’, përfaqësuesit e partisë Fjala thanë se sistemi shëndetësor në Kosovë vuan nga probleme strukturore, përfshirë mos-funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore, mungesën e digjitalizimit dhe ikjen e personelit mjekësor.
Gëzim Kelmendi deklaroi se një nga dështimet kryesore mbetet moszbatimi i ligjit për sigurime shëndetësore, i cili sipas tij është miratuar, por nuk është bërë funksional.
“Ndër dështimet kryesore në fushën e shëndetësisë është mosfunksionalizimi i ligjit për sigurime shëndetësore”, – tha ai.
Ai shtoi se reforma e dytë e domosdoshme është digjitalizimi i sistemit shëndetësor, ndërsa si prioritet të tretë e përmendi zhvillimin e turizmit shëndetësor





