E premte, Korrik 31Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Lajme

Kelmendi reagon për mosvotimin e gjenocidit të Srebrenicës

Kelmendi reagon për mosvotimin e gjenocidit të Srebrenicës

Lajme
Kelmendi reagon për mosvotimin e gjenocidit të Srebrenicës Si shqiptar që jam distancohem nga vota e deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë kundër gjenocidit serb në Srebrenicë. Shqiptarët dhe boshnjakët janë vëllezër dhe çdo politikë që synon ta përçajë këtë vëllazëri, do të pësoi ashtu si pësuan regjimet komuniste në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi. Gëzim Kelmendi
FJALA uron festën e Fitër Bajramit

FJALA uron festën e Fitër Bajramit

Lajme
FJALA uron festën e Fitër Bajramit Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Kemi kënaqësinë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që na bashkon, gëzon dhe tregon se në përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare. Lutemi që ZOTI i Lartëmadhëruar të ju shpërblej dhe të ju bekoj për gjitha obligimet dhe adhurimet e kryera gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Në këto ditë feste të Fitër Bajramit, mos t’i harrojmë në lutje jetimët, të varfërit, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të t
Kelmendi për punësimet VV-së në KEK:  ” kush e keshë, e veshë

Kelmendi për punësimet VV-së në KEK: ” kush e keshë, e veshë

Lajme
Kelmendi për punësimet VV-së në KEK: " kush e keshë, e veshë" Një fjali e urtë popullore thotë: "kush e keshë, e veshë"! Vetëvendosje e kishte "keshë" shumë në të kaluarën KEK-un, ndërsa tani po e "veshë" KEK-un me familjarë dhe militant. Uzurpimi i vendeve të punës në KEK me familjarë dhe militant të VV-së, është dëshmi se VV-ja nuk dallon nga qeveritë e kaluara. Gëzim Kelmendi
FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit

FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit

Lajme
FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit Me respektin, dashurinë dhe kënaqësinë e veçantë, ju urojmë Muajin e Bekuar të Ramazanit të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës”. Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj ZOTI i Lartësuar të na forcojë dhe bashkojë, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfida dhe vështirësi të ndryshme. Shpresojmë qe ky muaj të na shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë sëbashku drejt sukseseve të reja për një shtet ku sundon drejtësia dhe harmonia. Po ashtu në këtë muaj të Bekuar lusim ZOTIN e Madhëruar të i bekoi të gjithë dëshmorët, familjet e tyre si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë