Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin paradite në RTI
Të nderuar qytetarë, ky është emisioni paradite në RTI ku i ftuar ishte kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi.
Ju ftojmë të ndiqni.
CREDITS: RTI
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
Berat Dajaku i ftuar në emisionin PARADITE në RTI
Nesër në rubrikën musafiri në studio në emisionin paradite në RTI, i ftuar është Berat Dajaku, kryetar i partisë FJALA dega në Skenderaj dhe njëherit anëtar i kryesisë.
Emisioni fillon në ora 11:15, i udhëhequr nga Naim Hoxha.
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
Kelmendi i reagon Kurtit për mos votimin e Trustit
Nëse fizioterapeuti propozon tërheqjen e mjeteve nga Trusti, nuk është dobësi e fizioterapeutit, por është dobësi e qeverisë tënde që nuk po din dhe nuk po e ndihmon këtë popull.
Kryeministër Kurti, unë nuk befasohem nga mosdija dhe paaftësia juaj për me udhëheqë shtetin, por po befasohem nga deputetët tuaj që kanë humbur ndjenjat dhe ndërgjegjën për qytetarët që i kanë votuar.
Gëzim Kelmendi
Kelmendi ia kujton Kurtit të "bëmat" kundër marrëveshjes për enërgji me Serbinë!
Sa e sa qytetarë dhe sa e sa pjesëtarë të policisë i ka lënë me invaliditet, sa e sa prona i ka dëmtu duke kundërshtuar këtë marrëveshje për energjinë që sot kryeministri Albin Kurti e nënshkroi me Serbinë.
Kryeministër Kurti po ju pyes me termat që ju i keni përdorur:
-Kush sot bëri tradhëti kombëtare?!
-Kush sot është argat i Serbisë?!
-Kush sot e nënshtroi Kosovën ndaj Serbisë?!
Kryeministër Kurti, po shumë bre e paske mashtruar këtë vend dhe këtë popull!
Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Albin Kurti i njejtë si Ataturku, po e përçanë popullin!
Kryetari i Partisë FJALA ka reaguar pasi që sot qeveria Kurti i diskriminoi veteranët e UÇK-së, duke kaluar ligjin në kuvend për pagën minimale ku nuk u përfshinë veteranët e UÇK-së.
Ky është reagimi i kryetarit Kelmendi:
Albin Kurti i njejtë si Ataturku, po e përçanë popullin!
Ataturku ishte lider i "gatuar" në kuzhinat e vendeve që luftonin Perandorinë Osmane.
Ato vende kishin arritur sukses që ta sillnin në pushtet Ataturkun i cili kishte mision shkatërrimin e hilafetit dhe rrëzimin e Sheriatit dhe shëndërrimin eTurqisë në një shtet laik ku do të luftohej feja Islame.
Dhe këtë projekt Ataturku e realizoj me sukses duke ndryshuar ezanin, duke përsekutuar Hoxhallarë dhe vajza e gra me mbulesa, duke mbyllur Xham
Kelmendi: Ish-presidenti Nishani dallohej nga të tjerët andej e këndej kufirit
Vdekja e ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishanit ishte një lajm i hidhur sot.
Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani përveç vlerave intelektuale,morale dhe njerëzore, kishte shumë virtyte tjera që e bënë të dallohej nga shumë liderë shqiptarë andej e këndej kufirit.
Ai krenohej me besimin e tij, falej në xhami dhe kishte vizituar vendet e shenjta Islame në Mekë dhe Medine.
ZOTI e mëshiroftë dhe me Xhennet e nderoftë ish-presidentin Bujar Nishanin.
Ngushëllime të gjithë shqiptarëve në trojet tona dhe në diasporë.
Gëzim Kelmendi
2/08/FJALA-2-02.jpeg" alt="FJALA (2)-02" width="800" height="549" class="alignnone size-full wp-image-7886" />
FJALA: Mbështesim tërheqjen e mjeteve nga Trusti, por jemi kundër protestës!
Ne Partia FJALA mbështesim iniciativën ligjore për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti . Ato para janë të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të plotë që të tërheqin një pjesë nga kursimet e tyre në këtë kohë të ballafaqimit me krizë ekonomike dhe ngritje të çmimeve.
Por, ne Partia FJALA jemi kundër çdo lloj proteste, përfshi edhe këtë të fundit të paralajmëruar lidhje me tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Protestat janë organizime që shpesherë kanë rezultuar me dhunë, lëndime, viktima dhe dëmtim të pronës publike dhe të qytetarëve.
Partia FJALA
Prishtinë, 24.05.2022.