Me besim, FJALA – kandidat për deputet është edhe Isuf Hoti
Me besim, FJALA 🤝
Inxhinieri i Ndërtimtarisë – Isuf Hoti
Isuf Hoti nga Krusha e Madhe e Rahovecit është një profesionist i dëshmuar në fushën e ndërtimtarisë dhe njohës i avancuar i sektorit të ndërtimit, me përvojë të gjatë profesionale dhe angazhim të vazhdueshëm në këtë fushë.
Ai rrjedh nga një familje me kontribut të veçantë në çështjen kombëtare dhe në rrugëtimin për lirinë e Kosovës. Isufi është djalë dëshmori, babi i tij është vrarë në luftën e fundit, ndërsa dy gjyshërit e tij, nga ana e nënës dhe babait, vazhdojnë ende të figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Po ashtu, xhaxhai i tij u vra nga forcat serbe gjatë luftës.
Historia e familjes së tij lidhet ngushtë me qëndresën kombëtare ndër breza. Stërgjyshi i tij, Mulla Nura, ishte dënuar me vdekje për s






