E enjte, Dhjetor 5Zgjedhjet e reja me 9 shkurt 2025 / FJALA do garoj e vetme në zgjedhje

Dr.Gëzim Kelmendi i replikon Bekim Haxhiut pas akuzave (video)

GK - Kuvendi 5
Dr.Gëzim Kelmendi i replikon Bekim Haxhiut pas akuzave (video)

Prishtinë, 19.01.2017

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se gjendja e arsimit në Kosovë është shumë e rëndë sidomos pas rezultateve të dala nga testi PISA.

Ai në foltoren e Kuvendit ka folur edhe për problemet që kanë ndodhur në arsimin universitar të Kosovës, duke thënë se ka deputet të legjislativit kosovar të cilët janë të dyshuar nga prokuroria e EULEX-it, për falsifikim të diplomave.

“Ndaj deputetit Bekim Haxhiu, prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë për falsifikim të diplomës universitare”, ka theksuar Kelmendi.

I pari i partisë “Fjala”, ka folur edhe për debatin në mes tij dhe Haxhiut për historinë, duke theksuar se Haxhiu nuk ka kapacitet intelektual për debate të tilla.

Kelmendi kundërshtoi mbrojtjen që Haxhiu ia bërë presidentit Thaçi me pyetjet: Haxhiu nuk ka kapacitet intelektual që ta absorbojë historinë e gjatë mbi 400 vjeçare, e madje sipas tij, deputeti Haxhiu nuk ka diplomë fakulteti, ndërsa shtroi pyetjen nëse ky deputet i PDK-së ka edhe shkollë të mesme.

Fjalimi i plotë tekstualisht i Kelmendit:

GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
Të nderuar ministra,
Kolegë dhe kolege deputetë,
Të nderuar,
Pa dyshim që debati i sotëm për arsimin është ndër debatet më të rëndësishme për faktin që arsimi është prej pjesëve më të rëndësishme në shoqërinë tonë, është fundament i edukimit të brezave të rinj dhe shoqërisë kosovare, në përgjithësi. Janë shumë faktorë, të cilët kanë bërë që arsimi të jetë i fundosur, të jetë me rezultate jo të mira, kemi edhe një pasqyrë së fundmi të rezultatit të PISA-s, që paraqet pasqyrën e gjendjes së arsimit në Kosovë.

Mendoj që janë shumë faktorë që kanë ndikuar që arsimi të jetë në këtë gjendje, ndër ta pa dyshim është ndikimi i politikës, apo më mirë të themi i disa politikanëve, të cilët kanë ndikuar në arsim, të cilët në momente të caktuara nuk kanë ngurruar, ndoshta edhe diplomë universitare, ndoshta tituj shkencorë të marrin pa e parë fare fakultetin me sy.

Raste të tilla kemi fatkeqësisht edhe në Parlamentin e Kosovës, ku politikanë të tillë me diplomë të kontestuar universitare japin edhe mësim në Fakultetin e Mjekësisë, e aktakuza e tillë e ngritur është nga Prokuroria e EULEX-it, e cila e ka dorëzuar lëndën në Prokurorinë Speciale.

Fjalën konkrete e kam për deputetin e Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiu, i cili para pak çastesh më citoi në shumë kritika, por e kam të pamundur t’i përgjigjem për faktin se deputeti Bekim Haxhiu e ka një aktakuzë nga Prokuroria e EULEX-it për diplomën e kontestuar universitare. Do të thotë nuk e pranon legjitimitetin, e akuzon që ka falsifikuar atë diplomë dhe unë për vete e kam të pamundur t’i përgjigjem për kritikat që m’i drejtoi pak çaste më parë për faktin se e di një gjë nuk ka diplomë universitare, sipas EULEX-it.

Ndërsa, unë nuk e di a ka edhe shkollë të mesme, kurse kritikat që i drejtoi ndaj meje për një periudhë parahistorike mbi 400-vjeçare është një temë shumë e ndjeshme dhe mendoj që kapaciteti i tij nuk di a do ta përballojë përgjigjen time.

Faleminderit!

VIDEO NGA KUVENDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.