E enjte, Mars 28Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Islami: Jo kurrësesi, ne fituam edhe atë shumë

02038
Islami: Jo kurrësesi, ne fituam edhe atë shumë

Prishtinë, 13.06.2017

Sqarim për popullin tim

Ajo që me siguri na ka prekur dhe habitur të gjithëve është se kemi 52.522 vota të PA VLEFSHME pra populli ynë në vend të vetëdijësimit se “si duhet të votohet” (pas aq shum viteve dhe daljeve në votime) na u paska bë kinse edhe më “analfabet”! A thua kush mendon se populli prap do të manipulohet me këto rrena ?

31.575 votues është dashur të votojnë me kusht për shkak të parregullsive pasi që nuk është i shënuar emri i tijë në listën që do duhej të ishte.

Nëse bëjmë një kalkulim të shpejtë 52.522 + 31.575 = 84.097 vota ku me përqindje janë mbi 12% e votuesve që kan dalë në zgjedhje do të shkojnë huq, po pra, se edhe herat e kaluara kemi ndëgjuar se ato (votat me kusht) do të ndahen sipas votave të partive (%) dhe nuk do të numërohen.

E para pse dolëm fitimtarë : nuk u mashturam mbas karrigeve, pra nuk hymë në koalicion por i qëndruam besnik votës së qytetarit e që një numër skeptikësh që me shkrimet e tyre e bënë të mundur pesimizmin tek votuesit tanë se nuk do ta kalojmë pragun, se kjo parti (partia tjetër) prap “shihet si më e mira”, pastaj dalin e thonë “ne iu thamë, mos hyni vetë-ne ndjejmë zbraztësinë e Gëzimit në parlament” SubhanAll-llah edhe të nënqmuan gjatë gjithë fushatës duke të bërë anti reklamë dhe duke reklamuar partitë tjera edhe tashmë del e thotë po të tregoj se nuk të deshta të keqen. Nëse kjo nuk është munafikllëk-hipokrizi atëherë qka i bie të jetë?

E dyta pse dolëm fitimtarë : me daljen në skenë të Partisë FJALA shumë parti u mobilizuan për të drejtat e komunitetit musliman, na dolën heronjë të fesë, na dolën se janë mbrojtës të çdo gjëje Islame, pranuan femra me mbulesë me shumicë, ky numër kaq i madhë i femrave me mbulesë nuk ka qenë në këto parti më herët. Nëse s’është kjo fitore e jona (Partisë FJALA dhe Popullit që na votuan) më tregoni e kujt është!?

E treta pse jemi fitimtarë : do të jemi edhe më të fuqishëm, më të organizuar, më të mobilizuar së bashku me ju, ne pranuam dhe do të pranojmë vetëm këshillat e vëllezërve të sinqertë, dhe së bashku me t’a do të fitojmë sepse këtu shihet qartë se 12% e votuesve dolën huq duke mos e fshehur dronë se janë shumica e votave tona, se jemi të manipuluar. Pse e them këtë është një pasqyrim i thjeshtë.

Së pari komisionerë nuk na lejuan, dhe shumë lehtë u manipuluam.

Votat e përgjithshme Kosovë: 110 kandidatë x 65 votues = 7150 votues a s’është për t’u habitur, a thua nuk kemi pasur mundësi më shumë se 65 vetë t’a votojnë një kandidat?

Prishtinë 928 vota : 17 kandidatë = 54 votuës për kandidatë a thua nuk patëm mbështetje më shumë.

Pejë 472 Vota : 10 Kandidatë = 47 votues për kandidatë kandidatë a thua nuk patën mbështetje më shumë.

Kjo është sqarim për votuesit tanë, mendo vëlla e motër e dashur, në gjitë këto lobime sa njerëz njeh ti përsonalisht si votues që do ta votonin Partinë FJALA? A s’të duket manipulim me votën tonë?

Falemnderit të gjith ju vllezërit e mi, dhe ju motrat e mija që besuat dhe dhuruat atë më të shtrenjtën për ne, DËSHMINË tuaj – votën tuaj, pra ju dëshmuat për ne, për vizionin e përbashkët na e dhatë besën se do jeni me ne, andaj, edhe ne jemi krenarë me ju dhe na jep forcën të vazhdojmë përpara, betohem se nuk do ju shesim, nuk do ju shkelim, dhe se do jeni gjithmonë në lutjet tona për ju, do punojmë edhe me më shumë zellë, që të arrijmë synimin tonë të përbashkët, duke mos dëmtuar asgjë të popullit dhe shtetit tonë.

Ju të nderuar nëse mendoni se është djegur vota juaj gaboheni rëndë se edhe Ibrahimin a.s. kur e pregatitën për zjarrë ishte buburreci ai që barte ujin në supet e tijë për ndihmë, kur e nënqmuan gjallesat e tjera iu tha: unë e di që nuk mund ta ndali zjarrin ama dua të jem në rradhët e atyre të cilët tek All-llahu xh.sh. njihen për të drejtë.

Lulzim Islami

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.