Dr.Gëzim Kelmendi pyet Hashim Thaçin, President Thaçi, çka bëre me rezultatin e Partisë FJALA në KQZ?
Dr.Gëzim Kelmendi pyet Hashim Thaçin
President Thaçi, çka bëre me rezultatin e Partisë FJALA në KQZ?
Partia FJALA, në zgjedhjet e fundit parlamentare doli me një rezultat jo të pritur, 1% ( 8 mijë vota).
Unë dhe të gjithë ne që jemi aktiv në jetën politike, e dijmë që në KQZ ka njerëz të Presidentit Thaçi.
Edhe tani vonesa e emërimit të anëtarëve të KQZ-së nga Presidenti Thaçi është dëshmi e qartë se Presidenti Thaçi ka ndikim të madh në KQZ.
Duke pasur parasysh raportet e mia përsonale me Presidentin Thaçi, konkretisht refuzimin tim që ta mbështes kur ai u zgjodh president, le shumë për të dyshuar se ai ka pasur dorë në rezultatin e Partisë FJALA në zgjedhjet e fundit parlamentare, vitin e kaluar, si hakmarrje ndaj meje.
Këtë çështje e ka lehtësuar edhe më shumë fakti që






