Me Partinë FJALA, për ditë më të mira! | Shkruan: Sali Kabashi (Magjistër i Historisë)
Me Partinë FJALA, për ditë më të mira!
Shkruan: Sali Kabashi (Magjistër i Historisë)
Prishtinë, 04.04.2017
Nga aspekti personal, Shtetin e shoh si një trup me të gjitha cilësitë dhe mangësitë e veta, por një trup i cili e ka një pjesë të tij të sëmurë, ndjen dhimbje në të gjithë sipërfaqen e tij, kur ajo pjesë sëmuret shumë, ndoshta, me mundësi edhe mund të ndërrohet apo transplantohet! Me këtë dua të them se, Shteti i Kosovës, nuk ka nevojë për shërim të politikanëve dhe të udhëheqësve të institucioneve shtetërore, por ndërrim komplet të tyre, sepse kemi të bëjmë me disa sëmundje të pashëruara që e kanë kapluar këto institucione dhe këta njerëz që udhëheqin me to!
Andaj, qytetarët e Kosovës duhet të mundohen që ta ndërrojnë qasjen e tyre ndaj politikës dhe të kërkojnë ndërri






