E mërkurë, Nëntor 5Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Lajme

Kelmendi për sulmin seksual ndaj Nikqit fajëson udhëheqësit e shtetit!

Kelmendi për sulmin seksual ndaj Nikqit fajëson udhëheqësit e shtetit!

Lajme
Kelmendi për sulmin seksual ndaj Nikqit fajëson udhëheqësit e shtetit! Çka na tregon sulmi seksual ndaj Mrika Nikqit? Në një shtet ku në klasën e VI- të shkollës fillore mësojnë për dashurinë si vlerë mes mashkullit me mashkull dhe femrës me femër, në një shtet ku në orën 20:00 në televizionin publik shfaqen filma erotik, në një shtet ku kryeministri dhe presidentja sjellin ligjin që lejon martesa mes gjinisë së njejtë, në një shtet ku kryeministri dhe presidentja ma shumë takohen me George Sorosin dhe djalin e tij se sa që takohen me liderët shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës Lindore, në një shtet ku nuk mësohet për Fenë e ZOTIT dhe për edukimin fetar, në një shtet ku shtypen të drejtat e vajzave me mbulesë, atëherë edhe sulmet seksuale ndaj vajzave mund të rriten.
Reagim  ndaj Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Reagim ndaj Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Lajme
Reagim Kërkojmë nga MAShT-i (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë) që të largon pjesën e tekstit në librin e Biologjisë të klasës VI në faqën 129 nga shtëpia botuese Dukagjini. Tekst ky, i cili nuk i përshtatet as moshës së fëmijëve e as traditës tonë kombëtare dhe fetare. Është kundër familjes, kundër të ardhmes. Në njërën anë teksti flet për riprodhimin e njerëzimit, ndërsa në anën tjetër flet për personat me seks të njëjtë, gjë që bie ndesh me riprodhimin (shumimin njërëzor), pra kundër familjës. Ne, si Parti FJALA duke u mbështetur në politikën tonë konservatore jemi kundër që ky tekst i cili mbështet këtë kategori njërëzish, të cilët destabilizojnë shoqërinë dhe shkatërrojnë familjen, të u servohet fëmijëve tanë në shkolla e aq më hiq në këtë moshë. Partia FJ
Kelmendi i drejtohet Presidentes,Kryeministrit dhe Ministres : a e dini cka është ” neutral”?

Kelmendi i drejtohet Presidentes,Kryeministrit dhe Ministres : a e dini cka është ” neutral”?

Lajme
Kelmendi i drejtohet Presidentes,Kryeministrit dhe Ministres : a e dini cka është " neutral"? Presidente Osmani, Kryeministër Kurti, Ministre Nagavci, Neni 8 i Kushtetutës së Kosovës thotë: "Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare". Presidente, Kryeministër dhe Ministre, ju që po thirreni në emër të Kushtetutës së Kosovës, a e kuptoni fjalën "neutral"? "Neutral" nuk do të thotë me ndalu mbulesën (shaminë) e vajzave në shkollimin e tyre obligativ. "Neutral" do të thotë mos me iu përzi qytetarëve në çështjen e besimit të tyre, mos me ju imponu dhe as me ju ndalu mbulesën. Presidente, Kryeministër dhe Ministre, unë nuk do të shkruaj shumë, por vetëm dua të ju kujtoj atë që edhe ju e dini. Edhe Enver Hoxha në Shqipëri edhe Rankov
Dajaku: Dera e Partisë FJALA është e hapur çdo herë, jeni të mirëseardhur

Dajaku: Dera e Partisë FJALA është e hapur çdo herë, jeni të mirëseardhur

Lajme
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës Të gjithë ju me të drejtë vote që keni votuar për cilëndo parti, qoftë në nivelin lokal apo në atë qëndror dhe jeni deshpëruar mos mendoni se nuk ka zgjidhje, të gjithë jemi njerëz dhe gabojmë, por më i miri prej nesh është ai i cili pendohet. Edhe zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë gabimi i vetëm, kanë gabuar edhe në të kaluarën, andaj dera e Partisë FJALA është e hapur çdo herë, jeni të mirëseardhur, vëllau vëllaut dhe motra motrës kurrë nuk ja mbyllë derën, ejani në shtëpinë tonë dhe secili me mundësinë e vet ta jap kontributin e tij dhe të ecim përpara dhe ti kontribuojmë këtij vendi se ja kemi borgj. I juaji, Berati
Kelmendi i reagon Kurtit për mos votimin e Trustit

Kelmendi i reagon Kurtit për mos votimin e Trustit

Lajme
Kelmendi i reagon Kurtit për mos votimin e Trustit Nëse fizioterapeuti propozon tërheqjen e mjeteve nga Trusti, nuk është dobësi e fizioterapeutit, por është dobësi e qeverisë tënde që nuk po din dhe nuk po e ndihmon këtë popull. Kryeministër Kurti, unë nuk befasohem nga mosdija dhe paaftësia juaj për me udhëheqë shtetin, por po befasohem nga deputetët tuaj që kanë humbur ndjenjat dhe ndërgjegjën për qytetarët që i kanë votuar. Gëzim Kelmendi