Kelmendi për sulmin seksual ndaj Nikqit fajëson udhëheqësit e shtetit!
Çka na tregon sulmi seksual ndaj Mrika Nikqit?
Në një shtet ku në klasën e VI- të shkollës fillore mësojnë për dashurinë si vlerë mes mashkullit me mashkull dhe femrës me femër, në një shtet ku në orën 20:00 në televizionin publik shfaqen filma erotik, në një shtet ku kryeministri dhe presidentja sjellin ligjin që lejon martesa mes gjinisë së njejtë, në një shtet ku kryeministri dhe presidentja ma shumë takohen me George Sorosin dhe djalin e tij se sa që takohen me liderët shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës Lindore, në një shtet ku nuk mësohet për Fenë e ZOTIT dhe për edukimin fetar, në një shtet ku shtypen të drejtat e vajzave me mbulesë, atëherë edhe sulmet seksuale ndaj vajzave mund të rriten.
Reagim
Kërkojmë nga MAShT-i (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë) që të largon pjesën e tekstit në librin e Biologjisë të klasës VI në faqën 129 nga shtëpia botuese Dukagjini.
Tekst ky, i cili nuk i përshtatet as moshës së fëmijëve e as traditës tonë kombëtare dhe fetare.
Është kundër familjes, kundër të ardhmes.
Në njërën anë teksti flet për riprodhimin e njerëzimit, ndërsa në anën tjetër flet për personat me seks të njëjtë, gjë që bie ndesh me riprodhimin (shumimin njërëzor), pra kundër familjës.
Ne, si Parti FJALA duke u mbështetur në politikën tonë konservatore jemi kundër që ky tekst i cili mbështet këtë kategori njërëzish, të cilët destabilizojnë shoqërinë dhe shkatërrojnë familjen, të u servohet fëmijëve tanë në shkolla e aq më hiq në këtë moshë.
Partia FJ
Kelmendi i drejtohet Presidentes,Kryeministrit dhe Ministres : a e dini cka është " neutral"?
Presidente Osmani, Kryeministër Kurti, Ministre Nagavci,
Neni 8 i Kushtetutës së Kosovës thotë:
"Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare".
Presidente, Kryeministër dhe Ministre, ju që po thirreni në emër të Kushtetutës së Kosovës, a e kuptoni fjalën "neutral"?
"Neutral" nuk do të thotë me ndalu mbulesën (shaminë) e vajzave në shkollimin e tyre obligativ.
"Neutral" do të thotë mos me iu përzi qytetarëve në çështjen e besimit të tyre, mos me ju imponu dhe as me ju ndalu mbulesën.
Presidente, Kryeministër dhe Ministre, unë nuk do të shkruaj shumë, por vetëm dua të ju kujtoj atë që edhe ju e dini.
Edhe Enver Hoxha në Shqipëri edhe Rankov
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës
Të gjithë ju me të drejtë vote që keni votuar për cilëndo parti, qoftë në nivelin lokal apo në atë qëndror dhe jeni deshpëruar mos mendoni se nuk ka zgjidhje, të gjithë jemi njerëz dhe gabojmë, por më i miri prej nesh është ai i cili pendohet.
Edhe zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë gabimi i vetëm, kanë gabuar edhe në të kaluarën, andaj dera e Partisë FJALA është e hapur çdo herë, jeni të mirëseardhur, vëllau vëllaut dhe motra motrës kurrë nuk ja mbyllë derën, ejani në shtëpinë tonë dhe secili me mundësinë e vet ta jap kontributin e tij dhe të ecim përpara dhe ti kontribuojmë këtij vendi se ja kemi borgj.
I juaji, Berati
Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin paradite në RTI
Të nderuar qytetarë, ky është emisioni paradite në RTI ku i ftuar ishte kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi.
Ju ftojmë të ndiqni.
CREDITS: RTI
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
Berat Dajaku i ftuar në emisionin PARADITE në RTI
Nesër në rubrikën musafiri në studio në emisionin paradite në RTI, i ftuar është Berat Dajaku, kryetar i partisë FJALA dega në Skenderaj dhe njëherit anëtar i kryesisë.
Emisioni fillon në ora 11:15, i udhëhequr nga Naim Hoxha.
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon