E enjte, Mars 19Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Autor: Partia FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Drenica ka zemër të madhe!

Dr.Gëzim Kelmendi: Drenica ka zemër të madhe!

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Drenica ka zemër të madhe! Drenica ka zemër të madhe! Drenica gjithmonë i ka mirëpritur shqiptarët pavarësisht bindjeve politike. Pse duhet dikush ta fyen Drenicën e të shkoi me Njësi Speciale të Policisë? Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit, çdoherë i ka fituar zgjedhjet pa fushatë, ngase e dinte se do të del i pari. Edhe Albin Kurti po thotë do të dal i pari, po pse atëherë po bën fushatë, po organizon tubime në kohë pandemie, dhe po shkon në zemrën e Kosovës, në Drenicë, me Njësinë Speciale të Policisë? Kush e fyen Drenicën, do ta fyej vetën. Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi për vizitën e Kurtit në veri: policia që  ti ke sulmuar, dje të mbrojti!

Dr.Gëzim Kelmendi për vizitën e Kurtit në veri: policia që ti ke sulmuar, dje të mbrojti!

Lajme
Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka komentuar vizitën e djeshme të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut. Kelmendi duke iu drejtuar Kurtit tha se të njëjtit policë që lideri i VV-së i ka sulmuar, ata e mbrojtën gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut. Shkrimi i plotë i Kelmendit: Kelmendi për vizitën e Kurtit në veri: policia që ti ke sulmuar, dje të mbrojti! E njejta polici që ti e sulmove në Prishtinë para disa viteve, e njejta polici dje të mbrojti në veri nga serbët. Bashkimi me Shqipërinë është ëndërr e çdo shqiptari, por nuk është lojë fushate, dhe "mashtrim pazari". Mos luaj me ndjenja kombëtare, kur pranë vetës ke një ud-presidente e cila ia fali 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi " për pak pare". Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi – Koalicioni PDK-LDK rrënoi ardhmërinë e vendit tonë

Dr.Gëzim Kelmendi – Koalicioni PDK-LDK rrënoi ardhmërinë e vendit tonë

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Dr.Gëzim Kelmendi – Koalicioni PDK-LDK rrënoi ardhmërinë e vendit tonë Të nderuar qytetarë, ky është fjalimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi sot në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi tha se ka qenë vet që ka nënshkruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Mustafa. Tutje Kelmendi tha se “Ky mandat u kurorëzua me një koalicion jonatyral, me baza të interesave personale dhe poashtu po rrënohet mbi baza të interesave personale”. Ai ka thënë poashtu se Kosova gjatë kësaj qeverisje nuk ka pasur suksese. “Sistemi arsimor është i fundosur, prandaj ministritë e ardhshme duhet ta ruajnë këtë emër, duhet të quhen “PISA”. E kemi shkatërruar këtë vend për interesa personale, në gjendje më të mirë nuk është as shëndetësia e Kosovës”. “Ekonomia ësht
Dr.Gëzim Kelmendi – Fjalim në seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt

Dr.Gëzim Kelmendi – Fjalim në seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Dr.Gëzim Kelmendi – Fjalim në seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt Prishtinë (10.01.2017) GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues! E nderuar Familje Haradinaj, Kolegë dhe kolege deputetë të nderuar, I nderuar zëvendëskryeministër, Në seancën e fundit, të cilin e kemi pasur në Parlamentin e Kosovës, e cila e ka trajtuar temën e njëjtë që pikërisht kishte të bëjë me arrestimin e qytetarëve të Kosovës, konkretisht pjesëmarrësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur fjala ishte për drejtorin rajonal Nehat Thaçi, pas përfundimit të asaj seance, thënë të drejtën, nuk kam pas dëshirë të kemi më situata të tilla në Kosovë, por e kam ditur se mund të ndodhin prapë. Pavarësisht dëshirës sime mund të ndodhin. Pse mund të ndodhin? Ngase edhe ne s
Dr.Gëzim Kelmendi i replikon Bekim Haxhiut pas akuzave (video)

Dr.Gëzim Kelmendi i replikon Bekim Haxhiut pas akuzave (video)

Fjalimet e Kryetarit në Kuvendin e Kosovës
Dr.Gëzim Kelmendi i replikon Bekim Haxhiut pas akuzave (video) Prishtinë, 19.01.2017 Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se gjendja e arsimit në Kosovë është shumë e rëndë sidomos pas rezultateve të dala nga testi PISA. Ai në foltoren e Kuvendit ka folur edhe për problemet që kanë ndodhur në arsimin universitar të Kosovës, duke thënë se ka deputet të legjislativit kosovar të cilët janë të dyshuar nga prokuroria e EULEX-it, për falsifikim të diplomave. “Ndaj deputetit Bekim Haxhiu, prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë për falsifikim të diplomës universitare”, ka theksuar Kelmendi. I pari i partisë “Fjala”, ka folur edhe për debatin në mes tij dhe Haxhiut për historinë, duke theksuar se Haxhiu nuk k