Dr.Gëzim Kelmendi – Fjalim në debatin për FSK-në (Forca e Sigurisë së Kosovës) 14.02.2017
Të nderuar qytetarë, ky është fjalimi im sot në Kuvendin e Kosovës në debatin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
VIDEO NGA KUVENDI
Dr.Gëzim Kelmendi: Haradinaj lirohet në mars, kërkesa për ekstradim në Serbi nuk ka bazë ligjore e juridike
Prishtinë, 11.02.2016
Gjykata në Colmar të Francës po vazhdon të zvarrisë ende rastin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Ky institucion i drejtësisë mori vendim që seanca e radhës për ish-kryeministrin e Kosovës të mbahet me 2 mars.
Deputeti i pavarur i Kuvendit, Gëzim Kelmendi në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se pafajësia e Haradinajt në Hagë dy herë radhazi. Sipas tij, maltretimi që po i bëhet kreut të AAK-së është kundër vendimit të gjykatës ndërkombëtare.
“Luftën e pastër çlirimtare të Ramush Haradinajt, nuk mundet askush ta kontestoj, përveç pushtetit të Serbisë, pushtet ky i cili në vazhdimësi ka atakuar dhe arrestuar çlirimtarët tanë”. Ka thën
Dr.Gëzim Kelmendi : Pragu prej 5% nuk është problem për Partinë FJALA
Prishtinë, 08.02.2017
Ne jemi duke u pregaditur që të hyjmë vet në zgjedhjet parlamentare dhe me mbështetjen që po na japin qytetarët e Kosovës në veçanti rinia e Kosovës është një mesazh se Partia FJALA në mandatin e ri do jetë parti parlamentare dhe mos të përfaqësohet vetëm me Gëzim Kelmendin por të përfaqësohet me më shumë deputet në Parlamentin e Kosovës.
Përndryshe çdo qytetarë është i mirëseardhur në Partinë FJALA, por ne e kemi vetëm një kusht nga anëtarët e rinjë që ta plotësojnë: ai është të punojnë për popull dhe për shtet dhe mos të punojnë për veti, sepse ata që punuan për veti e sjellën Kosovën këtu ku është e fundosur edhe në prespektivë edhe në ekonomi.
“Për neve nuk është me çdo kusht pusht
Dr.Gëzim Kelmendi : Kërkoj të përjashtohet Lista Serbe nga institucionet e Kosovës
Prishtinë, 08.02.2017
Dr.Gëzim Kelmendi : Kërkoj të përjashtohet Lista Serbe nga institucionet e Kosovës
Ata që marrin rrogë nga qytetarët e Kosovës por vazhdimisht marrin urdhëra nga Beogradi për të keqën e vendit tonë duhet të përjashtohen nga legjislativi i Republikës.
(shkëputje nga emisioni Interaktiv KTV)
Kliko mbi linkun e kaltërtë për ta shikuar videon
https://web.facebook.com/fjalaofficial/videos/1131148280341726/
Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin Interaktiv KTV (08.02.2017)
Prishtinë, 08.02.2017
Lideri i Partisë së re FJALA, Gëzim Kelmendi, thotë se është optimist se në Kosovë së shpejti do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se partia e tij do të kalojë lehtësisht pragun prej pesë për qind për t’u bërë parti parlamentare.
Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të vijnë për shkak të “dështimit të qeverisë në projektet madhore”.
Në Interaktiv të KTV-së ai e ka quajtur Kuvendin dhe Qeverinë të dështuar duke thënë se nuk po realizohet as një projekt madhor e as nuk po mbahen seanca të rregullta.
“Një seancë në dy apo tri javë. S’kemi pas seanca të rregullta me javë të tëra. Ka dy javë që tash nuk kemi seancë. Kjo është mjaft papërgjegjësi prej Kuvendit dhe deputetëve, se
Maloku reagon ndaj kujdestarisë së Veliut në zyrat e LDK-së në Prishtin
Prishtinë, 07.02.2017
Kryetari i Partisë FJALA - Dega në Podujevë Xhevdet Maloku ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Podujevës Agim Veliut i cili po kujdestaron nëpër zyret e LDK-së në Prishtinë
Komunikata e plotë e Malokut:
Me të vertet kjo gjë nuk tolerohet, përderisa është në postin e Kryetarit të Komunës së Podujevës.
Nuk ka shpjegim ky veprim i ndermarrë nga Kryetari Veliu përderisa paguhet nga taksat e qytetarëve e në veçanti atyre llapjan të cilët ja kanë besuar këtë post jo për të u kujdesur për zyret e LDK-së në Prishtinë, por besimin ja kanë dhënë për të u kujdesur për Podujevën e cila fatkeqësisht nga keqmenaxhimi i qevërisjes së Veliut është dhe do përballet në ditët në vazhdim me përmb
Krasniqi: Muri në Mitrovicë pjesë e projektit apo e bisedimeve?
Prishtinë, 05.02.2017
Kur kërkohej përgjegjësi për rrëzimin e murit, “kompetencat” u barten nga Kryetari i Mitrovicës për Qeverinë, e herë nga këta të fundit tek Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ndërsa sot meritor po na dalin se janë të gjithë
Mirëpo e vërteta është se muri u rrëzua pas arritjes se marrëveshjes me Kryetarin e Mitrovicës Veriore i cili punon me direktivat e Beogradit ku deklaron se në ditët në vazhdim do të ndërtohet nga një distancë jo shumë e largët muri tjerët që do të shërbejë për sigurinë e qytetarëve në atë rajon?
Atëherë si ka mundësi që Institucionet tona konkretishtë Qeveria e Kosovës të diskutojë dhe të arrijë marrëveshje me një përfaqësues të strukturave paralele serbe për
Dr.Gëzim Kelmendi: “Nëse muri në veri nuk rrënohet, qeveria të shkarkohet me "mocion mosbesimi" nga deputetët" | Intervistë për Portalin Indeksonline
Prishtinë 03.02.2017
Muri ilegal në veri të Mitrovicës po vazhdon që të jetë njëra ndër çështjet më të përfolura në vend. Kësisoj, politikanët serb në Kosovë kanë zhvilluar sot disa takime me përfaqësuesit ndërkombëtarë ku edhe është diskutuar rrënimi i këtij muri.
Në një prononcim për ‘Indeksonline’, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka treguar se muri në veri është dashur që të rrënohet qysh në fillim, ndërsa nëse qeveria këtë nuk ka guxim ta bëjë atëherë duhet të shkarkohet me “mocion mosbesimi” nga deputetët.
"Sa i përket murit i cili është ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, ky mur është dashu