Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në RTI
Të nderuar qytetarë ky është emisioni në RTI ku i ftaur ishte kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi
Ju ftojmë të ndiqni
CREDITS: RTI
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi e mbështetë publikisht Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për zgjedhjet që do të mbahen me 14 Maj 2023 në Turqi.
E meritoni fitoren i nderuari President i umetit
Recep Tayyip Erdoğan!
I nderuari President i umetit Recep Tayyip Erdoğan, në zgjedhjet që do të mbahen me 14 Maj, ju e meritoni fitoren.
Gjatë 21 viteve sa keni qenë në pushtet ju keni arritur që Turqinë ta bëni superfuqi ekonomike dhe ushtarake.
Ju nuk keni qenë vetëm Kryeministër dhe President i Turqisë, por keni qenë Kryeministër dhe President i umetit musliman, i turqve, i shqiptarëve, i arabëve, i boshnjakëve dhe të tjerëve.
Ju i keni dhënë paqe dhe stabilitet mbarë botës.
Me fitoren tuaj nuk fiton vetëm Turqia, por fiton edhe Kosova dhe Shqipëria, edhe B
FJALA uron festën e Fitër Bajramit
Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Kemi kënaqësinë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që na bashkon, gëzon dhe tregon se në përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare.
Lutemi që ZOTI i Lartëmadhëruar të ju shpërblej dhe të ju bekoj për gjitha obligimet dhe adhurimet e kryera gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit.
Në këto ditë feste të Fitër Bajramit, mos t’i harrojmë në lutje jetimët, të varfërit, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të
Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Urime Fitër Bajramin.
ZOTI ju dhuroftë shëndet, mbarësi dhe begati në çdo fushë të jetës.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi
Vrasja e nënës nga djali i saj, sot në qytetin tim në Pejë, është një krim i rëndë, i pa tolerueshëm që asnjë mendje e shëndoshë nuk e pranon.
Ky krim meriton dënimin më të lartë nga institucionet e drejtësisë.
ZOTI në KUR'AN na mëson se me prindërit duhet ta kemi sjelljen më të mirë, as "oh" mos me iu thënë.
Sure Al Isra, Ajeti 23:
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).
Gëzim kelmendi
Anëtari i kryesisë së partisë, Fjala, Avni Çakmaku ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla duhet dënuar.
Ai ka thënë se pavarësisht se çfarë deklarohet dhuna nuk e justifikueshme.
Por, ai thotë se në Kosovë edhe liria e fjalës po keqpërdoret dhe se institucionet duhen të marrin masa ligjore ndaj atyre që bëjnë tejkalim të fjalës së lirë.
“Aparati shtetëror i Kosovës veçanërisht gjyqësia dhe prokuroria me instrumentet e veta në momentin që ka tejkalim edhe të lirisë së fjalës të ndërmerren veprimet ligjore të parapara për atë prononcime të cilat shkaktojnë një lloj përçarje. Forma në të cilën është duke shkuar po prodhon situatë jo të mirë edhe për qytetarët edhe për gazetarët. Detyrimisht duhet të shkohet edhe nga ajo që gazetarët të cilët mund të jenë të papërgjegjshëm në p
Të nderuar qytetarë,
Këtu mund të shikoni emisionin ku i ftuar ishte kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në Debat Plus në RTV Dukagjini, së bashku me Hoxhën Mazllam Mazllami dhe analistët: Yll Hoxha, Dibran Hoxha dhe gazetarin Vullnet Krasniqi.
Linku i emisionit