E premte, Korrik 31Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Lajme

Dr.Gëzim Kelmendi mysafir në Klan Kosova në emisioi ”Sytë 7”

Dr.Gëzim Kelmendi mysafir në Klan Kosova në emisioi ”Sytë 7”

Intervista, Lajme
www.youtube.com/watch?v=GZSLAZ6qimo Dr.Gëzim Kelmendi mysafir në Klan Kosova në emisioi ''Sytë 7'' Të nderuar qytetarë, ky është emisioni ''Sytë 7'' në Klan Kosova ku i ftuar ishte Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, për të diskutuar se çfarë u arrit në Bruksel përmes Planit Evropian. Qasja e kryeministrit Albin Kurti në takimin e së hënës është e papranueshme për partinë jo parlamentare “Fjala”. Kryetari i saj, Gëzim Kelemendi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Kurti ka ndryshuar qëndrim rrënjësor nga të qenit në opozitë, e tani në pushtet. Sipas tij, Kosova nuk duhet ta falë kurrë krimin që ka bërë Serbia. Madje, Kelmendi, tha se edhe Kurti kërkonte dikur që Serbia të kërkojë falje për gjenocidin e bërë e t’i kthej te pagjeturit në Kosovë. Kelmendi, në Sytë 7, tha se
Çakmaku: Marrëveshja  Franko – Gjermane dhe pozicionimi i qeveris së Kosovës karshi këtij dokumenti

Çakmaku: Marrëveshja Franko – Gjermane dhe pozicionimi i qeveris së Kosovës karshi këtij dokumenti

Lajme, Opinione
Çakmaku: Marrëveshja Franko – Gjermane dhe pozicionimi i qeveris së Kosovës karshi këtij dokumenti Shkuan: MSc.Avni Çakmaku Qytetarët nderuar të Kosovës jemi para një momenti i cili definitivishtë do të përcaktoi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës ose si shtet ose si surrogat shtetërorë i cili as në kuptimin formal as legal Kosova nuk do të jetë shtet funksional në tërë territorin e sajë. Nëse e lexojmë me kujdes dokumentin, është shumë i balancuar në kuptimin e asaj se secila palë mund ta prezantoi vetën si fituese dhe jam i bindur se qeveria Kurti do të fokusohen veçanërisht në nenet 6 dhe 7, ku kinse epet mundësia që marrëveshja për asociacion e cila është miratuar në vitin 2013 dhe e përmbyllur me 2015 dokument i cili është miratuar edhe nga parlamenti i Kosovës mund të n
Kelmendi: Albin Kurti i tradhëtoi Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Kelmendi: Albin Kurti i tradhëtoi Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Lajme
Kelmendi: Albin Kurti i tradhëtoi Mon Balajn dhe Arben Xheladinin! Mon Balaj dhe Arben Xheladini u vranë me 10 shkurt 2007 në protestën e Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin, duke protestuar kundër pakos së Ahtisaarit dhe kundër negociatave me Serbinë. Ndërsa sot Albin Kurti udhëheq shtetin e Kosovës me pakon e Ahtisaarit dhe negocion me shërbëtorin e Milosheviqit, presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Tmerr, çfarë tradhëtie ndaj shokëve të idealit dhe vet idealit. Tradhëtia e Albinit ndaj Monit dhe Arbenit është dëshmi e qartë që tregon përsonalitetin e Albin Kurtit. Gëzim Kelmendi
Kelmendi i reagon presidentes Osmani pas vizitës në Mal të Zi: qeshu se ia ke falë 8 mijë hektarë Malit të Zi

Kelmendi i reagon presidentes Osmani pas vizitës në Mal të Zi: qeshu se ia ke falë 8 mijë hektarë Malit të Zi

Lajme
Kelmendi i reagon presidentes Osmani pas vizitës në Mal të Zi: qeshu se ia ke falë 8 mijë hektarë Malit të Zi Ke shkuar e buzëqeshur dhe krenare në Mal të Zi, ngase me dorën tënde ia ke falur 8 mijë hektarë Malit të Zi. E ke votuar me dorën tënde marrëveshjen e demarkacionit. Tash qeshu e shit mend, se Malin e Zi e ke pasuruar, ndërsa vetes ia ke siguruar një pagë të përjetshme edhe pasi të përfundon mandati si presidente. Gëzim Kelmendi
Ndjehemi të lënduar dhe të pikëlluar nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë

Ndjehemi të lënduar dhe të pikëlluar nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë

Lajme
Ndjehemi të lënduar dhe të pikëlluar nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë Përballë situatave të tilla, njerëzimi është i dobët dhe i pafuqishëm. I lutemi ZOTIT që ta ndihmoi Turqinë dhe Sirinë në këtë gjendje të vështirë me viktima dhe të plagosur. ZOTI i mëshiroftë të vdekurit, i shëroftë të lënduarit dhe i forcoftë familjarët e të vdekurve dhe të plagosurve. FJALA Prishtinë, 06.02.2023.
Rritja e tatimit në pronë, plaçkitje e qytetarëve!

Rritja e tatimit në pronë, plaçkitje e qytetarëve!

Lajme
Rritja e tatimit në pronë, plaçkitje e qytetarëve! Ministria e Financave e ka pranuar sot se është bërë vlerësimi i pronave në bazë të kontratave, agjentëve dhe faktorëve tjerë. Dhe në bazë të këtij vlerësimi ka rritur tatimin në pronë me mbi 100%. Kjo rritje e tatimit në pronë është plaçkitje e qytetarëve. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti në vend që të zhvilloi politika ekonomike që lehtësojnë jetën e qytetarëve, ajo po iu merr para qytetarëve. Rritja e tatimit në pronë është plaçkitje e qytetarëve. Këtë plaçkitje munden vetëm qytetarët ta ndalin, duke e ndëshkuar këtë qeveri me votë. FJALA, Prishtinë, 24.01.2023